Amerike

John Kerry në Oman për bisedimet rreth paqes në Jemen

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry mbërriti të hënën në Muskat
Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry mbërriti të hënën në Muskat

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry mbërriti të hënën në Muskat, tha media shtetëroe e Omani, për bisedime që pritet të përqëndrohen në përpjekjet për t'i dhënë fund konfliktit 19-të mujor të Jemenit.

Agjencia e lajmeve ONA tha se  John Kerry do të jetë në Sulltanatin e Gjirit Persik për dy ditë, në një nga udhëtimet e tij të fundit si sekretar shteti para se administrata e presidentit Barack Obama të përfundon më 20 janar 2017.

Ai ka në plan të zhvilloi bisedime të hënën me Ministrin e Jashtëm të Omanit, Jusuf bin Alavi dhe të takohet me udhëheqësin, Sultan Qabus.

John Kerry ka për qëllim nxitjen për një zgjidhje të konfliktit vdekjeprurës të Jemenit, i cili është përshkallëzuar me ndërhyrjen ushtarake të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në mars 2015.  

Omani, një nga shtetet e pakta arabe që ka marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e rajonit, ka përdorur lidhjet e tij për të ndërmjetësuar në bisedimet e paqes midis qeverisë në mërgim e përkrahur nga Arabia Saudite  dhe të qeverisë me bazë në Sanaa.

Omani është gjithashtu është i vetmi shtet arab në Gjirin Persik që nuk merr pjesë në koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite, edhe pse ai ka marrëdhënie të mira me Arabinë Saudite. 

Më shumë se 7,000 njerëz janë vrarë dhe afër 37.000 janë plagosur në Jemen që nga marsi i vitit 2015, dhe OKB-ja thotë se miliona njerëz kanë nevojë për ndihma ushqimore.

Kurse  21 milionë banorë  kanë nevojë urgjente për shërbime shëndetësore, sipas agjencisë shëndetësore të OKB-së.

Pas Omanit,  John Kerry do të udhëtojë në Abu Dhabi për bisedime rreth  konflikteve rajonale, duke përfshirë Sirinë.

Burimi: Al Manar