Kosova

Radikali Selman el- Avde takon Myftiun Tërnava dhe u jep ligjërata studentëve kosovar

Një prej dijetarëve që kishte nxitur terrorizmin gjithandej, përfshirë sulmet e 11 shtatorit, u ka ligjëruar studentëve të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë. Selman el-Avde, i arrestuar dhe dënuar disa herë në Arabinë Saudite, ka qenë i ftuar nga ky fakultet që menaxhohet nga Bashkësia Islame e Kosovë

Librat dhe ligjëratat e Selman el- Avde janë të ndaluara në Arabinë Saudite për shkak të qëndrimeve të tij radikale dhe lidhjeve me ish-liderin e Al Qaidas, Osama bin Laden.

Ai konsiderohet si njëri prej kundërshtuesve më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe frymëzues i sulmeve terroriste më 11 shtator 2001.

Selman el- Avde dyshohet se ka lidhje edhe me Shtetin Islamik. Njëri prej djemve të tij është i arrestuar si rekrutues i terroristëve në Irak.

Por, këto fakte nuk e kanë penguar Fakultetin e Studimeve Islame që këtë dijetar islam ta sjellin në Prishtinë për t’ju ligjëruar studentëve të këtij fakulteti që është nën menaxhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.