Kulturë - Art - Fe

Turqia boton librin për të mësuar Kur'anin për anglisht folësit

Kryesia e Çështjeve Fetare e Turqisë (Diyanet) ka botuar një libër për të mësuar gjuhën e Kur'anit  për folësit e gjuhës angleze.

Libri me titull Alefba,  përfshin kapituj të ndryshëm që kanë për qëllim lehtësimin e procesit të të mësuarit të Kur'anit për folësit  që nuk e njohin gjuhën arabe, njofton faqja  masrawy.com.

Turqia e ka dërguar librin në vende të ndryshme, duke përfshirë këto shtete, Kanada, Suedi, Shtetet e Bashkuara, Zvicërr, Angli dhe Japoni. 

Dijanet-i, në bashkëpunim me Departamentin Çështje Fetare të Turqisë, ka nisur një fushatë të quajtur "Le të jetë dhurata ime një Kur'an".

Ajo mbledh donacione për këtë fushatë dhe dhuron kopjet e Kur’anit Fisnik për njerëzit dhe organizatat që kërkojnë kopjet, si në Turqi dhe jashtë vendit.  

Përveç kësaj, një zyrtar i Dijanetit tha në fillim të vitit se Turqia ka në plan të publikojë përkthimet e Kur'anit në 180 gjuhë dhe të dërgon kopjet e Kur’anit në vende të tjera.

Mazhar Bilgin në muajin mars shprehu shpresën se përkthimi dhe publikimi i Kur'anit në 180 gjuhët që fliten në mbarë botën do të bëhet në të ardhmen e afërt. 

Ai vuri në dukje se përkthimi i Kur’anit në anglisht, frëngjisht, rusisht, spanisht, në gjuën kirgize, bullgare, kazake  dhe boshnjake tashmë janë përkthye.

Bilgin vazhdoi duke thënë se Dijaneti  synon të ofrojë përkthime të Kur'anit për folësit të gjitha gjuhët.

Në shkurt, Yildiray Kaplan, një tjetër zyrtar i Diyanet, tha:

"Ne do të synojmë për të përkthyer dhe gradualisht të publikojmë Kur'anin e Shenjtë në të gjitha gjuhët që fliten në botë."

Projekti për të publikuar Kur'anin në gjuhë të huaj është pjesë e një fushate që Dijaneti ka nisur në vitet e fundit.

Motoja e projektit është "Mos lejoni asnjë gjuhë të mbetet pa mesazhin e Kur’anit."

Sipas Dijanetit, kopjet e Kur’anit në gjuhë të ndryshme do të dërgohen në vendet ku fliten këto gjuhë. Kushdo që do të lexojë Librin e Shenjtë musliman, Kur’anin, do të kenë qasje në një përkthim dixhital.

Burimi: IQNA News