Rrënjët e fshehta të luftës së brendshme të Sirisë
Që përpara se të fillonte lufta civile në Siri në vitin 2011 dhe deri më tani në vitin 2016 gati një çerek milion njerëz kanë humbur jetën dhe ekzaktësisht gjysma e popullsisë së vendit kanë qenë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, duke sjellë në jetë krizën më të rëndë të refugjatëve që është parë ndonjëherë gjatë këtij çerek shekulli. Ndërkohë, përparimi i vazhdueshëm i fraksioneve brutale të grupeve ekstremiste selefi, të cilat një ndër zyrtarët më të lartë drejtues të CIA-s në vitin 2013, i ka përkufizuar ata si “kërcënimi më i lartë prej së cilit kanoset më së fundmi siguria kombëtare e SHBA-së”, gjë që bën të qartë se duket se shanset e rivendosjes së paqes dhe të drejtave të njeriut janë më të largëta se kurrë.
Janë shumë palë për t’u fajësuar për këtë gjendje, megjithatë padyshim në mesin e këtyre fajtorëve bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj. të cilët duke e paraqitur Presidentin Sirian Bashar al-Essad si të ishte një diktator i lig i pashoq, e shndërruan situatën në të tillë që mbështetja e opozitës islamike të dukej sa më racionale dhe e përligjur si dhe që refuzojnë të hapin çfarëdolloj negociate serioze për bisedime për paqe,. Kjo hedhje baltë mbi imazhin e Essadit deriuvua dhe u bë më intensive direkt pas përgjigjes brutale të regjimit të tij në protestat civile që filluan në fillim të vitit 2011, menjëherë pas fillimit të Pranverës Arabe.
Koalicioni Ndërkombëtar për Përgjegjësinë për Mbrojtjr e ka përmbledhur në këtë mënyrë version të përhapur gjerësisht “Gjëja që u bë shkak për nxitjen dhe fillimin e krizës në Siri kanë qënë protestat në mes të marsit të vitit 2011, në të cilat janë bërë thirrje për lirimin e të burgosurve politikë. Forcat e sigurisë kombëtare i janë përgjigjur në mënyrë shumë të dhunshme demonstratave që fillimisht ishin paqësore. Duke filluar që në verën e vitit 2011 e tutje, Presidenti Sirian Bashar al-Essad nuk ka pranuar në që të ndalë sulmet dhe të vërë në jetë reformat domethënëse të kërkuara nga protestuesit. Në korrik të vitit 2011, në evidencat e mbledhura nga dëshmitarët, viktimat, mediat dhe shoqëria civile vërtetohet se forcat qeveritare kanë arrestuar civilë pa ndjekur procedurat e duhura ligjore dhe kanë ushtruar dhunë duke i torturuar ata edhe me anë të përdorimit të armëve të rëndë.”
Në gusht të atij viti, pas raporteve kritike në lidhje me krimet e regjimit, Presidenti Barack Obama duke iu bashkuar liderëve evropianë i ka kërkuar Essadit “që të përballet me realitetin që konsiston në refuzimit të plotë të regjimit të tij nga ana e popullit sirian” dhe “të heqë dorë nga posti”. Në këtë mënyrë, Washingtoni vendos sanksione të reja ekonomike, veprim i cili e shtyu Ambasadorin e OKB-së së Sirisë, Bashar al-Xhafari të shprehet se ShBA-ja “po fillon një luftë humanitare dhe diplomatike kundrejt nesh”.
Megjithatë versioni shumë i përhapur se, “demostratat e protestuesve në Siri kanë qenë jashtëzakonisht të qeta dhe paqësore deri në shtator të vitit 2011” nuk është i saktë, ose thënë në mënyrë më të drejtë, ky version është i paplotë. E vërteta qëndron se në fakt, opozita e kësaj qeverie ka qënë drejtuar kah veprimtarive të dhunshme pothuajse që nga fillimi i protestave, dhe me siguri ka pasur për qëllim të provokojë një reagim të ashpër kundër protestave të tyre duke polarizuar kështu vendin.
Edhe pse asgjë që ka ndodhur nuk mund të justifikojë krimet e panumërta të kryera nga forcat e shtetit që në atë periudhë edhe më pas, shumë të vërteta të treguara nga mediat dhe nga qeveria nuk merren parasysh, dhe kjo që tregon se përgjegjësia për tmerrin e përjetuar në Siri është e shpërndarë gjerësisht tek shumë subjekte. Faktet të cojnë në një përfundim racional se pas kërkesave të pandryshueshme për “ndryshimin e regjimit” nga udhëheqësit perëndimorë dhe aleatët e tyre në rajon që i kanë mbyllur derën bisedimeve për negociata serioze duke i hapur kështu rrugën masakrave masive dhe rritjes së opozitës islamike e cila është duke dominuar sot për sot.
Një fillim i mbështetur në dhunë
Qyteti i Daras, që ndodhet pranë kufirit jordanez ishte epiqendra e protestave që shkaktuan luftën e brendshme civile të Sirisë në vitin 2011. Një ekspert është shprehur se janë rritur ndjeshëm ndjenjat anti-qeveritare bazuar në një rritje të konsiderueshme të fluksit të fundit të familjeve të zemëruara dhe të dëshpëruara të dëbuara nga vendbanimet e tyre për shkak të saj ë ai e përshkruan si “thatësira më e keqe afatgjate dhe si grumbullimi më i rëndë i dështimeve që është parë dhe përjetuar ndonjëherë që prej qytetërimeve bujqësore që kanë filluar shumë mijë vjet në Gjysmëhënën Pjellore dhe deri më sot.”
Në fillim të marsit të vitit 2011, policia e këtij qyteti arresto dhe rrahën në mënyrë tepër tëë dhunshme disa nxënës të shkollës së mesme për shkak të disa pikturave grafite anti-qeveritare që kishin pikturuar në një mur. Nuk ka dyshim që të frymëzuar nga Pranvera Arabe, protestuesit u mblodhën në një xhami lokale dhe filluan të marshonin për të drejtat politike dhe dhënien fund të korrupsionit, duke brohoritur me slloganet “Allahu, Siria, Liria.” Sipas informacioneve të ardhura, policia siriane thuhet se iu është përgjigjur protestuesve me topa uji, shkopinj dhe madje edhe armë zjarri për të shpërndarë marshuesit, duke lënë të vrarë tre protestues. Nga ana tjetër, agjencia e lajmeve qeveritare hodhi pretendimin se “të infiltruarit” në mesin e demostruesve kishte goditur makina, shkatërruar prona të të tjerëve dhe kishin sulmuar policinë, duke shkaktuar “kaos dhe trazira”.
Në momentet kur demonstruesit kanë tentuar që të kundërshtojnë policinë, gjendja ka agravuar nga keq në shumë më keq. Sipas raportimeve të një gazetar izraelit pretendohet se, “Qeveria, duke pasur për qëllim që të lehtësonte situatën e tensionuar ka marrë përsipër një veprim tepër të pazakontë për atë dhe ka ofruar lirimin e studentëve të paraburgosur, megjithatë pas kësaj gjatë diza zhvillimeve të dhunshme u vranë shtatë policë dhe u dogjën qendra e Partisë Baas dhe ndërtesa e gjykatës”. Ndërsa, sipas një raportimi tjetër rreth fillimit të muajit prill, persona të armatosur përgatitur një kurth të sofistikuar kanë arritur të vrasin përafërsisht 20 ushtarë të qeverisë që ishin nisur për në Dara.
Presidenti Essad u përpoq që të qetësonte situatën e tensionuar, duke dërguar zyrtarë të lartë të qeverisë që rrënjët e prejardhjes së tyre i kishin në këtë në qytet për të theksuar angazhimin e tij personal për të ndjekur penalisht ata që janë përgjegjës për të shtënat drejtuar protestuesve. Si rezultat i kësaj situate të tensionuar, ai shkarkoi nga detyra guvernatorin e qytetit dhe një gjeneralin e forcave të sigurisë politike. Për më tepër, në këtë rrjedhë qeveria la të lirë fëmijët, arrestimi i të cilëve kishte qënë shkaku kryesor she fillestar i protestave.
Përtej këtij hapi, Essadi gjithashtu njoftoi do të vinte në jetë disa nga reformat kombëtare. Ashtu siç edhe e ka përmblidhur në raportin e tij Komisioni I Pavarur Hetimor për Sirinë i dërguar nga OKB-ja, “Këto hapa që do të merreshin përfshinin formimin e një qeverie të re, heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, heqja e Gjykatës së Sigurisë të Lartë të Shtetit, dhënien e amnistive të përgjithshme dhe vendosja e rregullave të reja përsa i përket të drejtave e qytetarëve për të marrë pjesë në tubime paqësore”.
Kjo përgjigja e ofruar nga qeveria nuk arriti t’i kënaqte protestuesit të cilët kishin dalë në rrugë dhe e kishin deklaruar qytetit si një “zonë të çliruar”. Sipas hulumtimeve të analistit politik, Charles Tripp, ai ka arritur në përfundimin se “ky reagim ishte një sfidë shumë e madhe kundrejt autoriteteve qeveritare, dhe në fund të prillit, është vënë në jetë një operacion ushtarak me qëllim që qeveria të mund të rimerrte kontrollin, pavarësisht dëmeve kolaterale, përfshirë edhe jetën e njeriut”.
Regjimi i Essad ka reaguar në mënyrë të pamëshirshme duke e rrethuar të gjithë qytetin me tanke dhe ushtarë. Sipas deklaratëve të vendasve të cituar nga The New York Times, Forcat e Sigurisë kanë prerë ujin, energjinë elektrike dhe linjat telefonike, si dhe kanë vendosur snajpera mbi çatitë e shtëpive. Megjithatë, në të njëjtën kohë, sipas një transmetimi tjetër, persona të armatosur me identitete të panjohura në Dara kanë vrarë 19 ushtarë sirianë.
Ndërkohë, në këtë periudhë protestat kishin filluar të përhapeshin në qytete të tjera, duke u nxitur edhe nga fushatat në mediat sociale. Është transmetuar një informacion se deri në fund të prillit, forcat qeveritare kishin vrarë disa qindra protestuesë. Gjithashtu, dhjetra ushtarë të qeverisë u vranë.
Për shembull, në fillim të prillit, nëntë ushtarë sirianë, të cilët ishin duke shkuar për në Banyas për të ndërhyrë në shtypjen e demonstratave u qëlluan për vdekje në autostradë jashtë qytetit nga një operacion i demostresve. Nga ana tjetër, mediat perëndimore kanë ngritur pretendimin se këta ushtarë janë vrarë nga forcat e sigurisë siriane duke qënë se ata kishin refuzuar që të hapnin zjarr mbi demonstruesit; më pas një sajesë e çuditshme u analizua nga Profesor Joshua Landis, drejtor i Qendrës për Studime të Lindjes së Mesme në Universitetin e Oklahoma dhe u hodh poshtë si e pavërtetë.
Një udhëheqës i opozitës që gjendej në Paris, Landis i cili u kishte kërkuar demonstruesve lokalë të vazhdonin demostrata jo të dhunshme, është shprehur se ai kishte qenë kontaktuar nga tre grupe duke i propziar “që të siguronin të holla dhe armë për rebelët në Siri”. Në mesin e këtyre personave përfshihein edhe “disa pro-amerikanë opozitarë sirianë” të cilët ai nuk pranoi që t’i identifikonte me emra. Ky lider është shprehur se çdokush që i ka ofruar të holla dhe armë rebelëve “i ka shtyrë ata për të kryer vetëvrasje”.
Dështimi në të raportuar
Sipas analizës së tij, Landis arriti në përfundimin se, “shtypi perëndimor dhe analistët etij nuk deshën të pranonin se elementet e armatosur ishin bërë aktivë tashmë. Ata preferuan që të tregonin një histori të thjeshtë të njerëzve të mirë duke luftuar kundër njerëzve të këqinjë. Nuk ekzistonte asnjë dyshim për fakin se pjesa më e madhe e opozitës ishte paqësore dhe se forcat qeverisë po i kundëviheshin me mjete vdekjeprurëse dhe snajpera. E vetmja gjë që na ka mbetur të bëjmë ëshrë të ngremë dyshime se pse kjo histori është zgjedhur të tregohet pa përfshirë edhe të vërtetën e pashmangshme se elementet e armatosur, aktiviteti i të cilëve nuk ka qenë kurrsesi paqësor, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në këto zhvillime.”
Ai gjithashtu akuzoi shtypin perëndimor për një veprim të ngjashme të keqraportimit në lidhje me një masakër të forcave të sigurisë qeveritare në fillim të qershorit 2011, në qytetin e Xhesir al-Shugur. Në qytetin që gjendet në afërsi të kufirit turk dhe ku është vendosur një bastion i Vëllazërisë Myslimane mbetën të vrarë 140 anëtarë të forcave të policisë dhe sigurisë siriane.
Shumë nga lajmet që trasmetohen nga mediat perëndimore, merren shabllon pa u kritikuar vërtetësia e tyre nga pretendimet e aktivistëve lokalë se ushtarët e vrarë ishin rebeluar kundër komandantëve të tyre dhe për këtë arye ishin vrarë nga forcat qeveritare. Megjithatë, sipas Landis pamjet e ofruara nga video e luftimeve duket qartë se “këto pamje më së miri mbështetsin padyshim versionin e qeverisë në lidhje me ngjarjen; ushtarët e vendosur në qytet kishin rënë pre e sulmeve nga opozita e armatosur dhe e organizuar”.
Gjithashtu është publikuar një video tjetër ku gjenden pamje që tregojnë rebelët duke hedhur trupat e ushtarëve nga një urë e autostradës në qytetin Hama. Siç është raportuar nga CNN në 2 gusht 2011, “Një ndër aktivistët më kryesorë anti-qeveritarë, i cili ka kërkuar të mbetet anonim për shkak të rreziqeve që mund të lindin nga shpërndarja e këtij informacioni, është shprehur për CNN-in se lajmi i publikuar nga televizioni shtetëror ishte i saktë. Kufomati i përkisnin policive sekretë sirianë, të vrarë nga luftëtarët sirianë të ardhur nga Iraku për t’iu bashkuar luftës anti-qeveritare”.
I njëjti aktivist ka mbrojtur faktin se veprimtari të këtilla të dhushme kundrejt qeverisë nuk ishin një gjë që e bënin rregullisht, ky kishte qënë vetëm një rast përjashtimor, megjithatë ai ka pranuar se kjo ngjarje ka bërë edhe më të besueshëm pretendimin e qeverisë siriane se ajo ka për qëllim që të neutralizojë vetëm celulat e armatosura.
Menjëherë, pa kaluar shumë kohë nga kjo ngjarje, një analist në firmën private të shërbimeve të inteligjencës Stratfor paralajmëroi kolegët e tij që të mos mashtrohen nga propaganda e opozitës: “Opozita duhet të gjejnë mënyra të tjera për të mbajtur gjallë vazhdueshmërinë e versionit të Pranverës Arabe, pikërisht për këtë arsye duhet të vazhdojë me këmbëngulje transmetimi i lajmeve që kanë të bëjnë me brutalitetin e regjimit dhe me forcat opozitare. Pavarësisht faktit se është e sigurt që protestuesit dhe civilët po vriten, nuk ka shumë dëshmi të brutalitetit masiv të qeverisënë krahasim me ndërhyrjet e qeverive të tjera në rajon. Për më tepër, Stratfor është hsprehur se nuk janë gjendur shenja të armëve të rënda të jenë përdorur për masakra kundrejt civilëve ose dëme të konsiderueshme lufte, pavarësisht tankeve dhe armë të kalibrit 50 që janë përdorur për të shpërndarë protestuesit.”
Në gusht të po atij viti, disa ditë përpara se udhëheqësit perëndimorë t’i bënin thirrje Esadit që të tërhiqej, Landis kishte parashikuar nga aty ku ndodhej se qeveria nuk do të tërhiqej pa asnjë mundim dhe t’i linte vendin opozitarëve që të merrnin nën kontroll udhëheqjen e vendit.
“Ndarjet e Sirisë janë shumë të thellë. Frika e hakmarrjes dhe të spastrimit etnik do të nxisë ata që e kanë mbështetur rendin aktual për dekada të tëra që të veprojnë. Në qoftë se udhëheqja siriane do të kishte sado pak dëshirën të dorëzonte pushtetin në mënyrë paqësore ose të krijojnë një lloj marrëveshjeje kushtetuese, ajo do të kishte bërë këtë gjë deri tani. Varfëria dhe humbja e dinjitetit të shumë sirianëve është pjesa më dërrmuese e realitetit sirian. (...)”
"Siria është e mbushur plot me njerëz që kanë pak për të humbur, të cilët kanë arsimim të ulët, dhe me pak shanse të përmirësuar mundësitë e tyre për një jetë më të mirë dhe më dinjitoze. Potencialiteti për dhunë dhe paligjshmëri është i madh. Gjëja më shqetësuese është mungesa e një lidershipi mes forcave opozitare.”
Megjithatë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe forcat e tjera perëndimore, Turqia dhe qeveritë e tjera aleate të rajonit, në vend që t’ia vinin veshin këtyre këshillave dhe në vend që të kishin një përqasje për djalog dhe për bisedime për paqe zgjodhën një luftë të brendshme që sa vjen dhe bëhet më e thellë. Ish-analisti i shërbimeve të inteligjencës së CIA-s, Philip Giraldi është shprehur në këtë mënyrë:
“Amerikanët duhet të jenë të shqetësuar në lidhje me atë që po ndodh në Siri, duke qënë se kjo gjë mund t’i kalojë përmasat e të qënit vetëm një luftë e pashpallur si Libi, dhe kështu të shndërrohet në diçka shumë, shumë më keq. (...) NATO tashmë edhe pse në mënyrë të paligjshme është bërë palë në konfliktin sirian, po kështu Turqia duke marrë rolin e përfaqësueses së SHBA-së qëndron në frontin kryesor. (...) Avionët luftarakë e paregjistruar të NATO-s janë vendosur në bazat ushtarake turke në afërsi të Iskenderum në kufirin sirian, duke transportuar armë nga arsenalet e Muamar Gadafit, si dhe vullnetarë nga Këshillit i Përkohshëm Kombëtar i Libisë të cilët kanë përvojë në vendosjes e vullnetarëve lokalë kundër ushtarëve të trajnuar, një aftësi që ata e kanë fituar në përballjen me ushtrinë e Gadafit.”
“Në të njëjtën kohë, Iskenderum është edhe selia e Ushtrisë së Lirë të Sirisë, krahut të armatosur të Këshillit Kombëtar të Sirisë. Trajnuesit e forcave speciale franceze dhe britanike gjenden në terren, duke ndihmuar rebelët sirianë; ndërkohë CIA dhe Këshilli i Lëvizjes Speciale të SHBA u kanë siguruar pajisje të komunikimit dhe të zbulimit për të ndihmuar kauzën e tyre rebelët, duke bërë të mundur që luftëtarët të shmangin përgjimin nga ushtarët sirianë.”
Cili është përfundimi që duhet të nxjerrim?
Çfarë përfundimi duhet të nxjerrim nga gjithë këto fakte? Fillimisht, edhe pse propaganda opozitare herë pas here ekzagjërohet në çështjen kundër regjimit të Damaskut, nuk mund të ketë arsye për të dyshuar, ashtu siç thuhet edhe në raportet e shumta nga Kombet e Bashkuara dhe organizatat private të drejtave të njeriut që “forcat qeveritare, të mësuara prej dekadash me sundimin autoritar kanë kryer krime kundër njerëzimit të vrasjes dhe torturës, krimet e luftës dhe shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare, të të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare humanitare, duke përfshirë vrasjen e paligjshme, torturat, arrestimet dhe ndalimet arbitrare, dhunën seksuale, sulmet gjithëpërfshirëse, marrjes dhe shkatërrimit të pronës ".
Megjithatë, provokimet vdekjeprurëse kundër forcave qeveritare siriane krijojnë një përqasje krejtësisht të ndryshme mbi origjinën e konfliktit. Për më tepër, disa organizata të të drejtave të njeriut gjithashtu e pranojnë faktin se forcat e armatosura të opozitës e kanë filluar kryerjen e krimeve kundër civilëve që në verën e vitit 2011. Në mars të vitit 2012, Human Rights Watch ka dërguar një “letër të hapur” për drejtuesit e opozitës siriane, në të cilën dënon “krimet dhe abuzimet e tjera të kryera nga elemente të armatosura të opozitës”, duke përfshirë edhe rrëmbimin dhe ndalimin e mbështetësve të qeverisë, përdorimin e torturës dhe ekzekutimit të pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe civilëve, si dhe sulmet sektare kundër shiitëve dhe alavitëve (sekt i shiizimit).
Mediat perëndimore nuk i kanë injoruar raportet e këtilla, megjithatë nuk ia kanë në mënyrë të konsiderueshme vëmendjen e merituar, pa dyshim që kjo gjë ndodh për shkak se duan të ruajnë fokusin mbi tregimin më të madh (dhe më të thjeshtë) të versionit se Essadi është i keqi. (Në të njëjtën mënyrë, media perëndimore, mbështetëse e opozitës ukrainase e ka anashkaluar rolin e dhunës së djathtë në puç që rrëzoi presidentin Viktor Janukoviç në shkurt 2014.)
Qeveritë perëndimore, duke përfshirë këtu edhe administratën e Obamës kanë zgjedhur të ndjekin edhe njëherë standardin e dyfishtë në zgjedhjen për të përmendur të drejtat e njeriut në mënyrë selektive, si arsyetim e tyre për ndryshimin e regjimit. Shumica e shteteve mbështetëse të ShBA-së, të përfshirë në fushatën anti-Assad, duke përfshirë këtu edhe Arabinë Saudite dhe Izraelin kanë kryer edhe shkelje të të drejtave të njeriut më evidente dhe krimet e luftës, qoftë brenda territoreve të tyre. Apo edhe në territoret fqinje dhe shteteve të tilla si Gaza, Jemeni dhe Libani.
Në Siri, ashtu si në Libi dhe Irak, të drejtat e njeriut janë shndërruar në një mjet të përshtatshëm për mbështetjen e ambicies afatgjatë të neokonservatorëve të SHBA-së për të rrëzuar regjimet kritike arabe, si pjesë e planit të tyre të madh për rikrijimin e hartës së Lindjes së Mesme.
Historia tregon se vetë lufta është kërcënimi më i madh i të gjitha të drejtave të njeriut. Sigurisht përpjekjet tona “të përgjegjësisë së famshme për të mbrojtur” duhet të fillojë me përpjekjet për të kufizuar fillimin dhe zgjerimin e konflikteve të armatosura, që këto konfikte dhe luftra të mos fillojnë në emër të njerëzimit.
Burimi: Medya Şafak