İran

Zhvillimet Po Shkojnë Shumë Mirë Dhe Revolucioni Islam Po Përparon Me Hapa Të Shpejtë

“Kemi nderin të paraqisim, fjalimin e autoriteteve të Këshillit të Rishikimit të Udhës së Ndjekur, nga Udhëheqësi Heroik i Revolucionit Islam Iranian, Imam Humejni, në qytetin iranian të Mahmudijjes, me ish presidentin e Republikës Islame Iraniane, Mahmud Ahmedinexhadin, për lexuesit e dashur dhe ndjekësit e nderuar shqiptarë”.

“Autoritetet e Këshillit të Rishikimit të Udhës së Ndjekur, nga Udhëheqësi Heroik i Revolucionit Islam Iranian, Imam Humejni, zhvilluan një takim, në qytetin iranian të Mahmudijjes, me ish presidentin e Republikës Islame Iraniane, Mahmud Ahmedinexhadin”.

“Gjatë takimit, ish presidenti iranian, Mahmud Ahmedinexhadi, mes të tjerash citoi:

“Me emrin e Allahut, Gjthëmëshirshmit Mëshirëplotit!”

“Unë besoj fuqishëm, se shërbimi më i mirë, që mund t’i bëhet revolucionit islam, në kushtet e ditëve të sotme, është rishikimi i udhës së revolucionit, më mënyrën më mbresëlënëse, më të rëndësishme dhe më afatgjatë. Në fakt rendi shoqëror bashkëkohor, duhet të sendërtohet në një mënyrë afatgjatë dhe të qëndrueshme, derisa në sipërfaqen e tij të shfaqen dy cilësi kryesore. Në cilësinë e parë, përfshihen vlerat e përbashkëta, ndërsa në cilësinë e dytë, përfshihen zbatimi dhe ndjekja me përkushtim e këtyre vlerave. Megjithatë nëse ne i asgjësojmë këto dy cilësi, atëherë rendi shoqëror, as nuk mund të sendërtohet dhe as nuk mund të jetë i qëndrueshëm”.

“Natyra e njeriut është e gatshme, që të çajë përpara drejt majës. Njeriut të cilit i mungojnë vlerat dhe ecuria, është i paracaktuar që të kalbet dhe fuqia e tij të shpërdorohet, kështu që ai fillimisht ndryshket dhe më pas shthuret”.

“Me vlera ne nënkuptojmë, qëllimin e krijimit të njeriut, pra vlerat e vërteta hyjnore. Madje dhe bota fizike zbaton të njëjtat rregulla. Nëse bota nuk ecën sipas vlerave të përashkëta, ajo kalbet dhe shthuret. Megjithatë me këtë nuk duam të themi, se nëse ne i hetojmë me një lupë, të tërë njërëzit një për një, nuk do të arrijmë në përfundimin, se janë të tërë njerëz të mirë. Nëse ne hasim mosmarrëveshje në këto vlera të përbashkëta dhe nëse nuk ecim sipas këtyre vlerave, atëherë rendi shoqëror do të shthurej tërësisht. Nëse ne ngecim në këtë proçes, pohojmë se edhe nëse kalojnë dy mijë vite, ne nuk do ta arrinim të përftonim, asnjë sukses dhe prodhimtari, sepse ne nuk po ecim sipas synimit tonë të përbashkët hyjnor”.

“Disa mendjendritur dalin e thonë: “Nëse ne e ndalojmë zhvillimin e rendit shoqëror, vallë çfarë do të bëjmë, me vlerat dhe besimet e përbashkëta?!” “Ata të cilët mendojnë kështu, përfundojnë duke menduar, mbi punët e çdo njeriu dhe përcaktimin e një detyre për kontrollimin e tyre”. “Vallë a nuk po e shohim se çfarë po ndodh, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!?” “Sigurimi i fshehtë amerikan (CIA), ka krijuar plot gjashtëmbëdhjetë sisteme sigurie, me synimin e vetëm të kontrollimit të jetës së njerëzve”.

“Pra puna ka shkuar deri aty, sa agjentët e sigurimit të fshehtë amerikan, do të kontrollojnë dhe numrin e frymëmarrjeve dhe frymënxjerrjeve të amerikanëve. Megjithatë këtë mund ta bëjnë dhe në mënyrë të tërthortë. Agjentët e CIA-s, do të regjistrojnë se nga ke ardhur dhe ku po shkon?!” “Madje jo vetëm kaq, por ata do të regjistrojnë, sa shumë qëndrove në një vend, çfarë bërë në atë vend, çfarë bleve në atë vend, a e bleve me këtë kartë krediti, madje-madje të regjistrojnë dhe nëse përtyp një çamçakëz?!” “Për më tepër theksojmë, se ata ia kanë dalur mbanë, kontrollimin, e shumicës së popullit amerikan dhe shteteve të botës”.

“Pika e dytë ne duam të ecim, sipas vlerave tona të përbashkëta, por puna është se ne nuk i njohim, shumë mirë vlerat tona. Nëse kjo nuk luan ndonjë rol kyç, njerëzit humbin rrugën në dy mënyra. Humbje parë, është mosnjohja e itinerarit, sepse nuk dinë adresën. Ata humbin dhe kështu kthehen dhe qëndrojnë si të trembur. Madje herë-herë, ata nuk dinë as vetë, se ku po shkojnë. Ata humbin nuk ka rëndësi se sa shumë vrapojnë, ata sërish do të mbeten të humbur”.

“Pra në duhet të dimë, gjithmonë itinerarin tonë, se ku po shkojmë. Ne duhet të përcaktojmë, mënyrën dhe vendin ku do të shkojmë. Tani pohoj, se është mëse e vërtetë, se ai i cili ecën drejt majës së vlerave hyjnore, nuk mund të dhunojë, nuk mund të tradhtojë, nuk mund të gënjejë dhe nuk mund të bëhet i pamëshirshëm. Megjithatë një njeriu të sinqertë, të cilit i mungon besimi, në të njëjtën kohë, nuk ecën sipas vlerave më të larta, nuk mund të ketë ndikim dhe nuk mund të përparojë në atë drejtim”.

“Maja drejt vlerave hyjnore, ka më tepër të bëjë, me udhëtimin e brendshëm të njeriut. Nëse njeriu brenda tij, nuk e përjeton këtë udhëtim, atëherë as jashtë tij nuk përjeton asgjë. Kjo është diçka e cila nuk lëshon pe. Asnjë njeri nuk mund të pretendojë, duke thënë se unë do të bëj diçka tjetër, përveç bërjes së një udhëtimi të brendshëm dhe të qëndrojë duke pritur, që të ndodhë ndonjë zhvillim në botën e jashtme”.

“Të tërë të dërguarit e Allahut (f.m.t.), erdhën në këtë botë, me synimin e nxjerrjes së njerëzve, nga errësirat në dritë, për t’i bërë të qartë, që të mos humbin rrugën e drejtë, që të gjejnë vetveten, si dhe për ti mësuar se ku duhet të shkojnë. Ne nuk e kemi lënë kurrë pas dore këtë parim fetar. Ne këtë parim fetar, gjithmonë e kemi shpjeguar, në një mënyrë të thjeshtë, duke thënë se Allahu (k.m.t.) është Një dhe se në këtë botë, kanë ardhur të dërguarit e Allahut (l.m.t.)”.

“Sërish gjendet dhe udhëheqja, drejtësia dhe rikthimi në botën tjetër, nga e cila kemi mërguar në këtë botë. Ky është një det i paanë. një lëvizje pambarim dhe një udhëtim pafund. Unë pohoj se njëshmëria e Allahut (f.m.t.), duhet përjetuar dhe duhet pasqyruar në jetë. Rishtas udhëheqja, drejtësia dhe rikthimi në botën tjetër, duhet përjetuar dhe duhet pasqyruar në jetë. Nëse mungojnë këto pasqyrime, vallë çfarë kuptimi kanë parimet fetare?!”

“Nëse shoqëria largohet, nga vlerat e përbashkëta hyjnore, rendi shoqëror do të shthuret. Vallë a do të luftojmë kundër shthurjes?!” “Ne duhet të ndreqim këtë kleçkë dhe duhet të gjejmë rrënjën e saj”.

“Ne e përjetuam këtë gjendje, gjatë rrëzimit të regjimit të shahut. Pas zhvillimit të Revolucionit Islam Iranian, ne u shndërruam nga në një shoqëri, e cila adhuronte sistemin e djallit, në një shoqëri e cila adhuron Allahun (k.m.t.). Gjatë epokës së revolucionit, paragjykimet, shtypjet dhe mendjemadhësitë u zhdukën, sepse e mbarë shoqëria iraniane, përvetësoi vlerat e përbashkëta hyjnore, në bazë të të cilave veproi. Ne nuk mund ta anashkalojmë këtë kleçkë, duke thënë se nuk na bëhet vonë, sepse nëse do të kishim vepruar kështu, nuk do të kishim ndrequr asgjë”.

“Vlerat hyjnore përftohen, në mesin e një shoqërie besimtare, e cila ecën dhe përparon duke u nisur pikërisht nga këto vlera. Kur në ulemi në një post, kjo nuk nënkupton, se do të ndreqim gjithçka. Ja për shembull, le t’i hedhim një vështrim, zgjedhjeve presidenciale, që po zhvillohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të dy kandidatët për president, po luajnë lojra të ndyra, nga më të ndryshmet, duke bërë gjthçka që kanë mundësi. Para së gjithash, duam t’iu vëmë në dijeni, se mënyra e përdorur, nga të dy këta kandidatë, është e pamoralshme dhe pandërgjegjshme”.

“Vallë si duan ta ndreqin gjendjen?!” “Këta pasi kanë nëpërmkëmbur, çdo vlerë morale, tani duan të japim mësime morali?!” “Nënvizoj se këta janë, duke u tallur haptazi dhe duke mashtruar pikë së pari vetveten pastaj të tjerët. Ne nuk kishim për qëllim, cekjen e çështjes së zhvillimit, të zgjedhjeve presidenciale as amerikane dhe as iraniane, Pas urdhrit të Imam Hameneit, ata të cilët duan të punojnë, njerëzit të cilët nuk kishin vetëbesim, por dhe të cilët kur kemi zhvilluar mbledhje nëpër qytetet iraniane u qetësuam”.

“Tani lërmëni t’iu citoj, se mbledhjet dhe takimet, me pikësynimin e rishikimit dhe sqarimit të udhës së bekuar të Imam Humejnit (p.m.t.) do të vijojnë. Betohem në Allahun (l.m.t.) se unë, do ta vijoj këtë udhë, madje dhe nëse mbetem i vetëm, sepse kjo është një punë zemërake. Nëse në mesin tonë, gjenden dhe shokë të cilët, duan të marrin pjesë në zgjedhje, atëherë u këshilloj që të mos humbasin kohë më kot, në mbledhjet dhe takimet tona, por të largohen dhe të merren me veprimtaritë zgjedhore. Këtë e them, sepse nëse vijojnë të qëndrojnë në mesin tonë, atëherë do të dëmtojnë mbledhjet. Unë e kam të qartë, delikatesën dhe shtypjen e madhe, që është e pranishme në këto zgjedhje”.

“Ndonjëherë më vijnë njerëz dhe më ushtrojnë trysni dhe shtypje mbi mua. Megjithatë lejomëni t’iu rikujtoj se, unë kam thënë se, nuk do të marr pjesë në këto zgjedhje presidenciale. Me fjalë të tjera, unë nuk do të mbështes asnjë, ose listë pjesëmarrësish në këto zgjedhje. Madje dhe sikur të më vijë njeriu im i afërt, do t’i përsëris se e respektoj, por është tërësisht i lirë, në zgjedhjen e tij”.

“Madje ndonjëherë, më vjen një njeri dhe më thotë pa pikën e turpit: “Unë kam prerë!” “More zotëri i nderuar çfarë ke prerë?!” “Ke prerë gishtin?! “Çfarë do të thuash me këto fjalë?!” “Një besimtar musliman, i cili beson Imam Mehdiun (p.m.t.), as nuk pret dhe as nuk pritet”. “Vallë a lejojnë kushtet shoqërore, që ky njeri të shkojë me pushime?!” “Vallë a e ka kryer ky njeri, detyrën e tij ndaj përgjegjësisë njerëzore dhe ecurisë drejt përsosjes?!” “U bëj të ditur këtij njeriu, se detyra e tij mund të fillojë papritur e pkujtur, sepse ky është një fillim i ri”.

“Unë përulësisht iu puth duart dhe iu falenderoj të tërëve. Sërish dua të falenderoj të tërë vullnetarët, të cilët shkojnë qytet më qytet dhe lodhen. Rishtas u bëj thirrje se, me lejen e Allahut (f.m.t.), këto mbledhje dhe do të takime do të vijojnë. Për më tepër, mendimet duhet të jenë më të fuqishme, sepse udhëheqësit e botës janë mendimet, besimet dhe vlerat. Ne duhet t’u shpjegojmë mbarë rruzullit tokësor, besimin dhe mendimet tona madhështore”.

“Unë nuk qëndroj më lart se askushi. Gjithashtu dua të bëj të ditur, se unë nuk njoh asnjë njeri sipëror, i cili qëndron më lart, se të tjerët në këtë botë, në të cilën jetojnë shtatë miliardë njerëz. Rrënja e ligësisë së mjerimit të njerëzimit vjen pikërisht nga kjo, sepse njeriu e shikon më lart se të tjerët. Ne e dimë shumë mirë arsyen se përse iblisi quhet iblis, se përse iblisi u bë shejtani i mallkuar! Veçanërisht shejtani i mallkuar, u lejon këtyre keqbërësve, prerjen e kokave të fëmijëve, hedhjen në erë të njerëzve më anë të bombave, si dhe mbylljen e burimeve dhe pusve të ujit. Nëse njeriu nuk e shikon veten e tij sipëror, ateherë ai nuk e fut dorën e tij, në xhepin e popullit për të vjedhur! Tani natyrshëm shtrohet pyetja retorike: “Vallë përse këta njerëz dhunojnë të të tjerët?!” “Përgjigjia është shumë e thjeshtë: “Këta njerëz dhunojnë të tjerët, sepse e shohin veten më lart se të tjerët”.

“Unë e mbaj mend shumë mirë, se para disa vitesh, presidenti francez i asaj epoke, vazhdimisht akuzonte dhe nënçmonte dhe tallte Iranin. Më pas kërcënoi hapur, se do të niste sulmet ajrore kundër Iranit. Ndërsa unë ia ktheva urtë e butë: “Ik e shih punën tënde! Kur të ulesh nën pemë, atëherë mbahu fort!” “Më pas mësova se dashnorja e tij ishte aktore. Pas disa kohësh, bashkëshortja e tij, shkroi në nje gazetë franceze, se gruaja e dikujt punonte diku. Ndërsa unë kundërshtova fuqishëm, sepse ne këtu jemi në Republikën Islame Iraniane! Ai na kërcënonte ne, ndërsa ne ia kthenim një për një, përgjigjet e kërcënimeve të tij”.

“Megjithatë unë nuk mund ta akuzoj, si vjedhës këtë president, sepse duhet të kem dokumente dhe prova, të cilat vërtetojnë vjedhjen e tij. Ndonëse ai është armiku im, unë nuk mund të shpif ndaj tij dhe nuk mund ta cilësoj si një vjedhës. Ndërsa në ditët tona, gjithçka duket se ka ndryshuar, sepse ne kemi humbur koceptet dhe parimet e fesë islame”. “Vallë çfarë po ndodh kështu?!” “Duket sikur jemi në garë. Nëse me të vërtetë jemi në një garë, atëherë duhet të garojmë, në adhurim dhe mirësi dhe jo në armiqësi dhe urrejtje”.

“Ndërsa në përfundim të takimit tonë, dua t’u bëj thirrje, që të mos më krahasoni me Malik Eshterin. Unë jam një fije kashtë në këtë oqean, unë jam më i vogli nga ju të tërë. Disa njerëz vijnë e më qortojnë duke më thënë: “Ka ardhur koha që t’i hedhim pas krahëve, mësimet dhe zbatimet e udhëheqësit tonë heroik”. “Ndërsa unë u përgjigjem qetë-qetë: “Këto janë fjalët e shejtanit të mallkuar”. “Këtë e them sepse shoqëria iraniane, duhet ta dijë mirë se çfarë po bën. Populli iranian duhet të dalë në sheshe, të shpenzojë energjinë e tij, duhet të dëshirojë dhe të mbështesë udhëheqësin tonë heroik. Në rast të kundërt nuk bën dobi, as sikur të vëmë në krye, të shoqërisë sonë, vetë Imam Aliun (p.m.t.)”.

“Të tërë ne si iranianë duhet të tregohemi të kujdesshëm. Të tërë ne duhet të jetësojmë dhe të zbatojmë parimin kryesor fetar: “Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja”. “Ne nuk duhet ta nënçmojmë dhe ta përçmojmë assesi këtë parim. Për hir të Allahut (k.m.t.), mos i shkatërroni themelet e fesë islame. Ajo që ka rëndësi, është se ne duhet të dimë shumë mirë itinerarin tonë, duke u treguar syçelë dhe se në cilën anë po shkojmë”.

“Detyra jonë nuk është kthjellimi dhe përqendrimi, se në cilin post do të ulemi, por mbarëvajtja e revolucionit islam. “Vallë cili paska qënë ai i mençur, që paska thënë se, secili duhet të ulet diku?!” “Ja për shembull unë, nuk bart asnjë post dhe çështja e zgjedhjeve presidenciale, nuk është aspak puna ime. Nëse miqtë e mi mendojnë, se unë kam një qëllim ndryshe nga i lartpëmenduri, atëherë duke i puthur duart, u them se janë të lutur të shkojnë dhe u qoftë udha e mbarë. Këtë e them sepse ne, nuk mund të vazhdojmë të jemi dhe të punojmë më së bashku në këtë mënyrë”.

“Unë e kam thënë haptazi dhe qartë. Madje do të botoj dhe një lajmërim publik. Për më tepër, nëse janë kushtet e përshtatshme, atëherë do të flas dhe për disa çështje të brendshme. Ndonjëhërë duhet t’i biesh pragut që të të dëgjojë dera. Ndonjëhërë potenciali i pranishëm, në gjirin e popullit, duhet të kumtohet, në mënyrë shumë të hapur dhe të tejdukshme. Allahu i Mdhëruar thotë se, ndryshimet e jashtme, vijnë si pasojë e ndryshimeve të brendshme. Ne nuk duhet të shqetësohemi për të jashtmen. Për shembull, unë kurrë nuk shqetëoshem, për ndryshimet dhe zhvillimet, që do të ndodhin në të ardhmen. Për herë të fundit theksoj se, zhvillimet po shkojnë mirë dhe revolucioni islam, po përparon me hapa të shpejtë”.

Burimi: Rasthaber