“Këndi Hafiz Shirazi” 'hapet në Islamabad, Pakistan
'Këndi Hafiz Shirazi”, një projekt i rëndësishëm kulturor iranian u hap në Fondacionin Kombëtar të Librit në Islamabad, Pakistan.
Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm ambasadori i Iranit, Mehdi Honardust, Këshilltar Kulturor në Ambasadën e Iranit, Shahabuddin Daraei dhe asistenti special i Kryeministrit për Çështjet Kombëtare, Irfan Siddiki.
Shahabuddin Daraei me këtë rast tha se personalitetet si Hafiz Shirazi dhe Allama Ikbal (filozof dhe poeti pakistanez) nuk mund të kufizohen në gjeografi territoriale, politike apo kulturore të një kombi; ata janë si yjet që shkëlqejnë në qiellin e shkencës dhe letërsisë, të humanizmit botëror.
Ai vazhdoi duke thënë se sot me paraqitjen, shfaqjen e ekstremizmit dhe mendimet dekadente tekfiriste, brezi i ri është duke u përballur me konfuzion, në gjetjen e rrugës së vërtetë dhe të humanizmit.
Ai shtoi se ekziston një nevojë urgjente për të rishikuar besimet sublime mistike, dhe mendimet fetare tolerante të Hafizit, Ikballit, dhe Mevlana Rumiut; mendimet e të cilëve janë të bazuara në besimet fetare, të përqëndruara në monoteizem të pastër dhe në Pejgamerin, Muhammed (a.s.) dhe sillen rreth dashurisë, në mesin e qenieve njerëzore.
"Këto parime dhe besime, duhet të zëvendësojnë mendimet e falsifikuara tekfiriste, të paraqitura në emër të Islamit, në shoqëritë Islame dhe më gjerë", tha Shahabuddin Daraei.
Burimi: IRNA