Filmi “ Muhamedi” u mirëprit në Turqi, rrugëtimi i tij vazhdon në 50 vende tjera të botës
Populli turk ka mirëpritur filmin "Mohammedi (s.a.v.s)" i cili është shfaqur për një javë rresht.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Mohamed Reza Saberi, drejtor ekzekutiv i zyrës për transmetimin e filmave, ka thënë se filmi "Mohammedi (s.a.v.s) është mirëpritur nga qytetarët turq dhe ka qenë mbresëlënës për ta.
Audienca është kënaqur me shfaqjen e filmit dhe a po ashtu edhe shtypi turk ka qenë tejet aktiv në mbulimin e kësaj ngjarje një javore. Ai tha se ky film ka për qellim shfaqjen në 50 vende islamike. Filmi "Mohammedi (s.a.v.s.)" është prodhuar nga regjisori iranian Maxhid Maxhidi që tregn historinë e fëmijërisë së profetit Mohammed (s.a.v.s).