Kulturë

Vajza 9-të vjeçare iraniane niset për Emiratet e Bashkuara Arabe për të marrë pjesë në Garat Kur’anore Ndërkombëtare

Hafizja  9-të vjeçare iraniane, e cila e di përmendësh Kur'anin, Hannaneh Khalfi nga u nisë të enjten për Emiratet e Bashkuara Arabe për të marrë pjesë në një Garë Kur’anore Ndërkombëtar për femrat në Dubai.

Hannaneh Khalfi , e cila është e shoqëruar nga nëna e saj gjatë udhëtimit, ka qenë duke punuar për t'u përgatitur për garën për dy muaj, tha babai i saj, Mustafa Khalfi, për Agjencinë e Lajmeve IQNA News.

Ai tha se ajo ka përsëritur të paktën tre xhyza (pjesë) të Kur'anit çdo ditë në atë periudhë, kurse më vonë  dhjetë xhyza cdo ditë në mënyrë që të jenë sa më e përgatitur  për Garat Kur’anore Ndërkombëtare.

Duke vënë në dukje se kjo është pjesëmarrja e parë  për Hannaeh Khalfi në një ngjarje Kur'anore ndërkombëtare, ai tha se vajza e tij është e aftë për të fituar titullin më të lartë.

Edicioni i parë i Garave Kur’anore Ndërkombëtare ‘Shaikha Fatima Bint Mubarak  do të mbahen në Dubai në muajnin nëntor, nga data  6-18 nëntor, 2016.

Më shumë se 70-të hafize të Kur'anit  femra nga vende të ndryshme do të konkurojnë për çmimin e lartë në kategorinë e mësimit përmendësh të Kur'anit të Shenjtë.

Pjesëmarrësit mes moshës nëntë dhe 25 vjet mund të fitojnë Dh250,000; Dh200,000; dhe Dh150,000 për çmimet para, të dytë dhe të tretë, respektivisht.

12-të studiues të specializuar në shkencën e Kiraetit (shkolla e këndimit të Kur’anit) të cilët kanë përvojë në arbitrimin garave ndërkombëtare Kur'anore do të jenë pjesë e jurisë për Garat Kur’anore, thanë  organizatorët muajin e kaluar. 

Burimi: IQNA News