Regjisorja amerikane do të bëjë një dokumentar për Arbainin
Një regjisore amerikane e filmit, producente dhe shkrimtare thuhet se po planifikon të bëjë një film dokumentar për Arbainin.
Arbaini shënon 40 ditë pas martirizimit të Imam Husejnit (a.s.), nipi i Pejgamberit Muhammed (a.s.) dhe Imam i tretë i muslimanëve Shia.
Çdo vit, një turmë e madhe e shiitëve marshojnë drejt Qerbalas, Irak, ku ndodhet Xhamia e Shenjtë e Imam Husejnit (a.s), për të kryer ritet zisë.
Në vitet e fundit, rreth 20 milionë vizitorë nga e gjithë bota, duke përfshirë edhe Iranin, kanë marrë pjesë në ceremonitë e zisë në qytetet e shenjta të Irakut për të shënuar Arbainin.
Këtë vit, Arbaini bie të dielën, më 20 nëntor.
Regjisoria amerikane, Kathryn Bigelow Ann do të prodhojë një film me një buxhet $ 200 milion dollar, njoftoi rrjeti i lajmeve al-Alam.
Ajo do të udhëtojë në Basra, në Irakun Jugor, për të vëzhguar vizitorët që marshojnë drejt Qerbelasë në Arbain.
Burimi: IQNA News