Suudi Arabie

Arabia Saudite refuzoi konsideratën e lejes, vendi i vetëm që s’lejon vozitjen nga gratë

Këshilli Konsultativ me më ndikim i Arabisë Saudite – i cili ka ndikim të madh në mbretin – ka refuzuar që bile ta konsiderojë lejimin e grave në vozitje.

Mbretëria e Arabisë Saudite është vendi i vetëm në planet që ende ua ndalon grave vozitjen e automjeteve.

Një anëtar i Këshillit Shura – organi këshillues formal i Mbretit Salman – ka propozuar që të shikohet mundësia e lejimit të grave në ngasje, kështu ka thënë një anëtar tjetër i Këshillit për AFP.

Por, propozimi dështoi të marrë 50% të përkrahjes në mesin e 150 anëtarëve, ku përfshihen 30 gra. Edhe pse Këshilli Shura ka pushtet për t’i propozuar ligje mbretit, nuk mund të aprovojë apo fut në fuqi ligjet.

Në prill të këtij viti, Princi i Kurorës Mohammed bin Slaman Al Saud, pati thënë se vendi i tij nuk është i gatshëm për ngasëse femra, ndërsa klerikët e saj të rëndësishëm patën thënë se gratë do t’iu ekspozoheshin dreqit nëse do të lejoheshin të vozisnin automjetet.