Vehabizmi, me sa duket, jashtë Islamit
Ajetullah Araki theksoi Vehabizmi ka shkuar me siguri jashtë Islamit dhe u shndërrua në një mjet për përçarje, shpërndarje në mes besimeve islame.
Ajetullah Muhsen Araki, Sekretar i Përgjithshëm i Forumit Botëror për Afërsinë e Shkollave Juridike Islame, në një intervistë me kanalin Al Alam të Iranit ka përshëndetur arritjet e paralajmërimit të qendrës së uniteti kundër Vehabizmit, raportoi Agjencia e Lajmeve Taqrib (TNA).
Ai tha se arritja e parë e Forumit Botëror për Afërsinë e Shkollave Juridike Islame është zgjerimi i qasjes kah afërsia e cila ishte nisur nga themeluesi i Revolucionit Islamik, Imam Humejni (r.a.) dhe Udhëheqësi Suprem, Ajetullah Hamenei.
Autoriteti i lart vuri në dukje se epoka e tanishme është koha për bisedime, dialogje dhe për ngritjen e ligjërimeve të afërsisë.
Ajetullah Araki iu referuar përhapjes së thashethemeve mbi emërtimin e Ehlul Bejtit (a.s.), Familjen e Pejgamberit Muhammed (a.s.) duke thënë: "Burimi për këto iluzione është Vehabizmi dhe jo Al Azhari apo universitete të tjera islamike, veçanërisht kur dijetarët e mëdhenj të Al –Azhart kanë theksuar se muslimanët mund të ndjekin parimet e juridike të shkollës Shiite Xhaferite, të ngjashme me ato nga katër prej prejt tyre sunni. "
Sekretari i Përgjithshëm i Forumit Botëror iu referuar Ehlul Bejtit (a.s.) si një garanci për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe si një aks për popullin.
Ajetullah Araki në një pjesë tjetër të kësaj interviste ka theksuar se muslimanët nga të gjitha sektet i detyrohen flijimit të Imam Husejnit (a.s.) imami i tretë, dhe nip i Pejgamberit, Muhammed (a.s.) dhe shtoi, "Po të mos ishte kryengritja e Imamit Hussejnit (a.s) shembulli i jetës së Pejgamberit, Muhammed (a.s.) dhe Kur’anit të Shenjtë, do të ishte zhdukur.”
Burimi: Tasnim News