Amerike

Kerri: Debatet në Amerikë janë bërë të turpshme

Sekretari amerikan i shtetit i quajti të turpshme debatet elektorale në Amerikë dhe deklaroi se këto debate janë bërë shkak që ai të turpërohet të flasë rreth demokracisë me krerët e vendeve të tjera.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Xhon Kerri në lidhje me këtë shtoi: "Ekzistojnë momente kur debatet janë plotësisht të turpshme dhe dalin jashtë çdo norme që unë e njoh. Unë në vitin 2004 isha kandidat për zgjedhje presidencial dhe kurrë nuk mendoja se debatet të mos jenë të përqendruara në çështjet themelore".

Shefi i diplomacisë amerikane në vazhdim tha: "Kjo çështje më ka vështirësuar edhe punën time nga ky aspekt se kur të takohem me funksionarë të vendeve të tjera dhe u them atyre që dëshirojë të bëni hapa më të sigurt drejt demokracisë, atë më shikojnë në mënyrë të çuditshme dhe nga shikimi i tyre mund të kuptohen shumë gjëra edhe pa u thënë fare. Kjo është një gjë me të vërtetë e vështirë".

 Ai me gjithashtu deklaroi se Amerika është një vend i cili mund të përballojë edhe çështje të tilla dhe me vendosmëri më të madhe të vazhdojë rrugën e vetë.