Dijetari Musliman Sunni: Tekfiristat, nuk janë as Shia as Sunni
Dijetari musliman sunnit iranian nuk pranon se grupi terrorist Daesh (ISIS) ka ndonjë lidhje me Kur'anin, i kritikon për keqinterpretimin e Islamin, që e paraqesin si një fe të dhunës.
Haxhi Shageldi Akhund Nurani, professor sunni i seminarit në Raz dhe Xhargalan, në provincën veriore të Horasanit , vuri në dukje se grupi terrorist Daesh, i cili e quan veten si një ‘shtet islamik’ nuk ka asnjë objektiv, përvç asgjësimit të muslimanëve dhe projektimin fesë së shenjtë si një besim të dhunës, raportoi Agjencia e Lajmeve, Taqrib News Agency (TNA).
Ai llogariti rritjen e unitetit, konfrontimin me anë të pushtimit kulturor dhe gjithashtu mbështetjen juridike si dhe duke vërejtur brezin e ri nga dijetarët shiitë dhe dijetarët sunnitë, si dhe mënyrën për të qëndruar kundër grupeve terroriste ekstremiste.
Hoxha lidhur me prejardhjen e grupeve ekstremiste tha: "Këta terroristë nuk janë as shiitë as sunnitë, përndryshe një grup pa rrënjë, pa fe ose pa një emërtimi të veçantë të cilët janë të kontrolluar nga fuqitë botërore arrogante dhe regjimit sionist i Izraelit."
Ai tha se vetëm objektivi prapa vrasjes së muslimanëve shiitë dhe muslimanëve sunnitë është për të parandaluar promovimin e Islamit dhe minimin e solidaritetit mes muslimanëve.
Akhund Nurani paralajmëroi kundër përpjekjeve të ISIS-it për ndezjen e luftërave etnike dhe sektare në Irak dhe Siri, në mënyrë që të ngacmojnë ata në një përplasje dhe vuri në dukje, "Duhet të theksohet se Sionizmi ka qenë gjithmonë një armik i Islamit dhe në ndjekje të muslimanëve, duke shtuar, "nga ana tjetër, sepse bota e Islamit është e pllakosur nga mosmarrëveshjet sektare dhe fetare që shpërthyen pas Daesh-it dhe Tekfiristëve, grupet në vendet e tyre, sionistët kanë gjetur hapësirën më të madhe për të vrarë muslimanët, ndërsa këto vrasje do të ndalen vetëm duke e rritur solidaritetin mes muslimanëve . "
Hoxha iranian-turkmen shtoi: "Kjo nuk është një luftë vetëm midis popullit irakian ose sirian dhe ISIS-it, por ajo është një luftë e shpallur kundër të gjitha vendeve muslimane."
"Nëse Daesh – ISIS nuk respekton dhe e vret muslimanët në Irak dhe Siri, të gjitha vendet islame duhet të manifestojnë unitetin e tyre kundër këtyre sjelljeve çnjerëzore dhe ta pastrojmë botën e Islamit nga këta kriminelë", vuri në dukje dijetari.
Profesor në Seminarin Rahimi u betua se popujt e shtypur do të jetë në fund fitimtar duke u betuar se çështjet në botën e Islamit do të përfundojnë përmes mbështetjes unanime dhe unitetit të muslimanëve.