Kosova

Organizatës për Bashkpunim Islamik u kërkohet njohja e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, sot është takuar me Iyad Amin Madani – sekretar i përhershëm i Organzatës për Bashkëpunim Islamik. Me ç’rast ka kërkuar mbeshtetjen dhe njohjen e Kosovës nga shtetet e kësaj organizatës.

Ministri Hoxhaj kërkoi nga sekretari Madani që Organizata për Bashkëpunim Islamik të ushtrojë ndikimin e saj te 22 shtetet anëtare që ende nuk e kanë njohur Kosovën që të bëjnë një gjë të tillë dhe të përkrahin iniciativat e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Në anën tjetër, sekretari Madani e shprehu gatishmërinë e tij që si sekretariat i Organizatës për Bashkëpunim Islamik të komunikojnë me të gjitha shtetet anëtare që ende nuk e kanë njohur Kosovën, duke thënë se ai thellësisht është i bindur se pavarësia e Kosovës duhet të mbështetet nga shtetet anëtare të OBI-së për të mirën e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Në një sesion të ndarë infomues, para amabasadorëve të shteteve anëtare të OBI-së të cilët ishin sot prezent në Jeddah, ministri Hoxhaj elaboroi në detaje argumente historike, ligjore dhe politike mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai nënvijëzoi se “Pavarësia e Kosovës është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon”. Ministri Hoxhaj, po ashtu njoftoi ambasadorët me të arriturat e fundit të Kosovës duke përfshirë MSA-në, dialogun me Serbinë dhe zhvillimet në ekonomi.