Komanda ushtarake amerikane ka kërkuar falje Rusisë
Ministria e mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se Komanda qendrore e aviacionit ushtarak amerikan ka kërkuar falje për shkak se avionët amerikan kanë fluturuar shumë afër avionëve rus. Avioni amerikan mbi qiellin e Sirisë në mënyrë shumë të rrezikshme është afruar avionit Su-35 rus me 17 tetor me ç’rast ka shkel udhëzimet e parapara, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë gjeneral-majori Igor Konashenkov.
“Me 17 tetor ekuipazhi i avionit amerikan “avaks E-3” është lëshuar për 1 kilometër nga lartësia e tij, me ç’rast ka kërcënuar sigurinë, dhe është afruar shumë afër avionit rus Su-35, gjë që është në kundërshtim me udhëzimet e sigurisë në hapësirën ajrore të Sirisë në vendin e quajtur Deir el Zor”, ka cituar Konashenkovi.
Fill pas këtij aksioni, komanda e forcave ajrore-kosmike të Rusisë në bazën Hmeimin, në Lataki të Sirisë, ka kontaktuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka kërkuar sqarim nga ana e tyre për këtë incident ajror. Zëdhënësi gjeneral-majori Igor Konashenkovi ka deklaruar se” përfaqësuesit e komandës ushtarake të aviacionit amerikan kanë kërkuar falje për këtë dhe kanë premtuar se do të bashkëpunojnë me pilotët e tyre që në të ardhmen këto situata të tilla të anashkalohen”.
Moska është e befasuar me përpjekjet e Pentagonit që fajin për këtë incident t’ia veshin forcave ajrore-kozmike të Rusisë, shtoi zëdhënësi gjenerali Konashenkovi. Ai sqaroi më tutje se pilotët amerikan dhe rus bashkëpunojnë që të shmangin incidentet e rrezikshme në hapësirën ajrore siriane dhe shtoi se Moska paraprakisht i paralajmëron për rrugëtimet e fluturimeve të avionëve rus Su-35.
Gjeneral-koloneli Xhef Harixhian nga komanda qendrore e aviacionit amerikan ka pohuar të premten se me 17 tetor avioni rus ka fluturuar shumë afër avionit amerikan në hapësirën ajrore të Sirisë. Gjenerali Harixhian ka konsideruar se në incidentin e fundit avionët ishin në distancë në mes tyre më pak se gjysmë mile, ndërsa zyrtarët rus kanë deklaruar se piloti rus nuk e ka vërejtur avionin amerikan.
Burimi: Sputnik