Publikohet në Moskë përkthimi i kuptimit të Kur’anit
Fondacioni për Studime Islame në Moskë ka publikuar përkthimin e kuptimit të Kur'anit të Shenjtë në rusisht.
Përkthimi është bërë në bazë të 'Nur al-Kur’an fi Tefsir Al-Kur’an ", i cili është shkruar nën mbikëqyrjen e Ajetullah Sejjid Kamal Fakih Imani.
ACT, një nga kompanitë më të mëdha botuese të librit në Rusi, ka financuar botimin e përkthimit të ri.
Boris Boriç ka bërë përkthimin dhe Ilshad Nasirov, një islamolog i shquar dhe studiues i Institutit të Iranit për Hulumtime në Filozofi, është redaktor.
Përkthimi i ri i Kur’anit ka për qëllim të ndihmojë folësit e gjuhës ruse të kuptojnë më mirë konceptet dhe mësimet Kur'anore.
Fondacioni i Studimeve Islame në Moskë ka botuar më parë një interpretim të Kur’anit në XII-të vëllime në gjuhën ruse.
Islami është feja e dytë më e përhapura në Rusi. Pakica muslimane në Rusi përbën rreth 15-të për qind të popullsisë prej rreth 145 milionë banorë.