Bakir Izetbegoviqi në vizitë zyrtare në Iran
Bosnja dhe Hercegovina dhe Irani janë dakorduar që të bashkëpunojnë në luftë kundër ekstremizmit të dhunshëm, ka deklaruar kryesuesi i kryesisë së Bosnjës e Hercegovinës Bakir Izetbegoviqi gjatë vizitës së sotshme kryeqytetit të Iranit, Teheran. Izetbegoviqi gjatë vizitës në Teheran është takuar me kryetarin e Iranit Hasan Ruhanin, ndërsa në paraqitjen e përbashkët pas takimit, është thënë se njëra nga temat e këtij takimi ishte lufta kundër terrorizmit dhe të gjitha formave të ekstremizmit të dhunshëm në botë.
“Radikalizmi me të cilin bëhet thirrje dhe konfliktet sektare janë gjërat të cilët komprometojnë fenë tonë dhe e prezantojnë në pamjen e gabuar atë. Boshnjakët dhe iranianët do të përpiqen që të paraqesin fenë tonë në pamjen e vërtetë. Islami është paqe, pajtim, dritë, dhe në emër të tij nuk mund të kryhen aktet mizore dhe brutale. Islami nuk është terr dhe do të bëjmë çmos që të parandalojmë ata që e prezantojnë në këtë mënyrë”, ka thënë Izetbegoviqi.
Kryetari i Iranit Ruhani ka thënë se njëra nga temat e bisedimeve ishte lufta kundër terrorizmit dhe se të dy liderët kanë treguar shqetësimin e tyre për shkak të paraqitjes së kësaj dukurie, si dhe nevojën që të punohet në zgjerimin e islamit të vërtetë, jo vetëm në mes myslimanëve të Evropës por edhe në mes myslimanëve të Bosnjës, pasi që ai Islam i vërtetë sjell mëshirë dhe dashuri”. Bosnja dhe Hercegovina me lehtësi e ka pranuar marrëveshjen për programin nuklear iranian dhe ndërprerjen e sanksioneve Iranit, gjë që do të ndihmojë në intensifikimin e zhvillimit në mes dy vendeve. Ka paralajmëruar zgjidhjen e shpejtë të lëvizjes së papenguar të kapitalit dhe njerëzve.
“Kemi regjim rigjid të vizave në mes dy vendeve, të cilin duhet urgjentisht të zgjidhet dhe të lehtësohet qarkullimi i kapitalit dhe njerëzve në mes Iranit dhe BeH-së. Me këtë do të aktivizohet edhe marrëveshja jonë për tregtinë preferenciale në të cilin të dy vendet trajtohen si kombe të privilegjuara që do të mundësojë zhvillimin e shpejtë të investimeve dhe tregtisë”, ka thënë kryesuesi i kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës”. Më tej theksoi se vizitat turistike Bosnjës çdo vit po dyfishohen, duke cek se Bosnja është bërë destinimi atraktiv turistik sikurse dimrit ashtu edhe verës. Poashtu ka bërë thirrje që edhe turistët nga Bosnja të vizitojnë Iranin, duke thënë se vizitën Iranit do të vazhdojë edhe me vizitën Isfahanit. Izetbegoviqi poashtu për fund të vitit ka paralajmëruar vizitën ministrore nga Irani Bosnjës, ndërsa për vitin tjetër ka shpreh dëshirën që Bosnjën ta vizitojë edhe kryetari i Iranit Ruhani , gjatë takimit të tyre i ka bërë ftesë Ruhanit të vizitojë Bosnjën, të cilin kryetari iranian Ruhani e ka mirëpritur. Delegacioni i BeH-së i kryesuar nga Izetbegoviqi, vizitën në Iran do të vazhdojë edhe me takime tjera me zyrtarë iranian, ndërsa me protokoll është paraparë edhe takimi me udhëheqësin e Revolucionit Islamit të Republikës Islame të Iranit ajatullah Hamenei.
Burimi: Vijesti