Rabati organizon Ekspozitën e Pikassos në muajin prill, 2017
Muzeu i Artit Modern dhe Artit Bashkohor, Muhammedi i VI-të, në Rabat, Marok, do të organizoi një ekspozitë me veprat e Pikasos në muajin prill, 2017, tha të enjten në Rabat, drejtori i Muzeut Kombëtar të Picassos, Laurent Le Bon.
Me këtë rast, njëqind pikturat e artistit të famshëm spanjoll do të ekspozohen në Marok, shtoi ai.
Pablo Picasso (1881-1973), një nga artistët më të mëdhenj dhe më me ndikim në shekullin XX-të, është i njohur si bashkë-themelues i lëvizjes Kubizëm.
Numri i përgjithshëm i veprave të artit që ai ka punuar është vlerësuar në 50.000, që përbëhet nga 1.885 piktura, 1.228 skulptura, 2.880 qeramika, rreth 12.000 vizatime, dhe mijëra punime të ndryshme artistike.
Burimi: Marocco World News