Komandanti i ri i Ushtrisë së Lirë Siriane (FSA) është trajnuar në Izrael
Komandanti i ri i të ashtuquajturës Ushtria e Lirë Siriane, grup militant, Abdul - Ilah al - Bashir është trajnuar në Izrael, raportoi Al - Ahed News Website.
Faqja e internetit deklaroi se Komandanti i ri i FSA është trajnuar në Izrael.
Bashir ka qenë në krye të ushtrisë dhe
kishte shkuar vitin e kaluar në Izrael, pasi ai është plagosur në jug të
Sirisë, në rajonin Al - Rushid gjatë përleshjeve me Ushtrinë Siriane.
Ndërsa Abdul - Ilah al-Bashir është
plagosur, raportet e lajmeve u përhapun se Al - Bashir kishte vdekur dhe ishte varrosur
në provincën Daraa, në një përpjekje për të shkëputur vëmendjen nga prania e
tij në territoret e pushtuara, ku ai është
përgatitur në trajnim ushtarak.
Bashir ka zëvendësuar
ish-komandantin Salim Idris. Armata e Lirë Siriane ka deklaruar se Abdul - Ilah
al-Bashir ka zëvendsuar ish- komandantin, Salim Idris, sipas një deklarate të
postuar në internet.
Një analist ushtarak i tha faqes Al-
Ahed se emërimi i Al- Bashirit u zhvillua në harmoni, shkaku ishte humbja e
militantëve në rajonin Al - Kalmoun dhe pas raundit të dytë të bisedimeve në
Gjeneva - II.
Salim Idriss është përballur me kritika të shumta nga militantët në terren për dështimin ushtarak dhe për ndihmat e mbledhura jo të mjaftueshme për grupet e armatosura.