Iraku

Vriten 200 terrorist nga Iraku

Forcat irakiane sapo kanë ri-marrë qytetin e krishterë “Bartella” i cili gjendet afër Mosulit. Ky qytet ishte nën kontroll të forcave terroriste të ISIS tash e një kohë të gjatë.

Zëdhënësi i ushtrisë irakiane tregon për CNN se forcat irakiane kanë shkatërruar nëntë kamionë ushtarak të ISIS, por gjithashtu kanë vrarë edhe 200 pjesëtar të këtij grupi terrorist.

Ai ka bërë të ditur se zona do të pastrohet nga militantët më së largu deri nesër në mëngjes.