BE-ja bashkëfajtore për vuajtjet e sirianëve
Siria e ka akuzuar Bashkimin Evropian se po e ushqen luftën civile në Siri duke e përkrahur terrorizmin, duke shtuar se BE-ja nuk ka të drejtë të kritikojë qeverinë siriane apo aleatin e saj, Rusinë.
Ndërkohë, të hënën ministrat e Jashtëm të BE-së vendosen sanksione të tjera ndaj qeverisë së presidentit sirian, Bashar al-Assad, duke thënë se bombardimi i Alepos nga Rusia dhe regjimi sirian mund të konsiderohet si krim lufte.
Ministrat, po ashtu kanë thënë se qeveria siriane duhet dërgohet në Tribunalin Ndërkombëtar të Krimit.
“Bashkimit Evropianit i mungon madje edhe niveli më i ulët i besimit, kur flet për gjendjen humanitare në Siri, sepse është, përmes përkrahjes së terrorizmit, bashkëfajtor për vuajtjet e sirianëve,” kështu është cituar duke thënë së burim brenda ministrisë së Jashtme të Sirisë.