Nugent: SHBA është duke u bërë si Gjermania naziste
Ted Nugent, një aktivist konzervator amerikan dhe muzikant, të hënën e ka krahasuar administratën e Obamës me atë të Gjermanisë naziste për shkak se po shkakton problemeve në mes të racave të ndryshme.
Sipas Press TV, gjatë një
interviste në radio të Dennis Miller,Ted Nugent i ka përshkruar zyrtarët e tanishëm të
administratës amerikane si “banditë” dhe tha se Obama dëshiron të
shkatërrojë Amerikën.
Ai tha : Unë thjesht nuk
pajtohem aspak për atë që ka ndodhur në Gjermani dhe vende të tjera në të
kaluarën, ku ata erdhën në pushtet ata
filluan luftën për pushtet në mes të racave të ndryshme dhe luftën për pushtet
në mes të shtresave të ndryshme të shoqërisë
dhe ata kështu vazhduan të veprojnë në
rrugën e tyre dhe unë mendoj se kjo është ajo që quhet “Obamacare”.
Unë mendoj se ai me të vërtetë
dëshiron të shkatërrojë Amerikën . Unë
mendoj se ai do të ndjekë “ Rregullat për radikalët” sipas librit të Saulit
Alinsky-t, për të shkatërruar ekonominë tonë, kemi luftë pas lufte….
Nugent, gjithashtu, krahasoi
skandalin e Shërbimit të të Ardhurave të
Brendshme në Gjermaninë naziste.
Ai tha : Unë me të vërtetë
besoj se ajo që ne e shohim me Shërbmin e të Ardhurave të Brendshme (IRS) mund
të krahasohet me saktësi dhe historikisht për manovrat e para të njerëzve si
banditë.