Anglia

Londra dërgon anijet luftarake në Lamansh

Konvoji i anijeve luftarake ruse në krye me aeroplanmbajtësen “Admirali Kuznjecov” dhe kryqëzorin nuklear  “Petri  i Madh”  janë drejtuar drejt Detit Mesdhe, ceket në informatën e shërbimit për media të flotës Veriore.

“Në pajtim me planin e stërvitjes luftarake të flotës detare ruse, me 15 tetor nisi konvoji i anijeve të flotës Veriore, drejt hapësirës veri-lindore të Atlantikut dhe Detit Mesdhe”, ceket në deklaratë për media. Për shkak të situatës së krijuar marina luftarake britanike ka ngrit alarmin. Në të vërtetë dy anije luftarake britanike, HMS Dankan dhe HMS Riçmond urgjent do të nisen për të përcjell  flotën ruse, në rast se do të hyjë eventualisht në ujërat e saja territoriale.

“Do t’i përcjellim në hapësirën e cila i nënshtrohet kontrollit tonë”, ka deklaruar zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes së Britanisë së Madhe. Në rast se hynë flota ruse në kanalin e Lamanshit, atëherë kjo do të thotë se do të jetë afër 1 mile nga bregdeti i Britanisë së Madhe. Një zyrtar ushtarak anonim thotë se bëhet fjalë për  skenën standarde të lundrimit. “Ne e dimë që jeni atje, ju e dini se ne e dimë”, ka sqaruar ai.” Tajms” cek se avionët patrulluese detar të NATO-së do të përcjellin lëvizjen e flotës detare ruse gjatë kalimit nëpër kanalin e Lamanshit. Flota ruse ushtarake e cila lundron drejt Detit Mesdhe përbëhet prej aeroplanmbajtësit “Admirali Kuznjecov”, kryqëzorit nuklear raketor  “Petri i Madh”, anijeve të mëdha kundër nëndetëseve “Severomorsk” dhe “Viceadmirali Kulakov” si dhe anijeve tjera më të vogla për përcjellje. “Qëllimi i konvojit është sigurimi i prezencës detare në rajonet e rëndësishme operative të detërave botëror. Kujdes i posaqshëm do të kushtohet sigurimit të lundrimit detar dhe llojeve tjera të aktiviteteve ekonomike detare ruse, si dhe reagimi në llojet e reja të kërcënimeve moderne, sikurse që janë pirateria dhe terrorizmi ndërkombëtar”, shkruan në deklaratë për media.

Shërbimi për media i Flotës veriore poashtu ka cek se gjatë lundrimit të flotës do të praktikohet koordinimi luftarak dhe stërvitja e ekuipazhit në anije, si dhe aksionet e përbashkëta të grupit detar të avionëve dhe aviacionit. Janë planifikuar edhe stërvitjet e përbashkëta ushtarake me anijet e flotave tjera detare  ruse.

Burimi: Global cir