Mbi 140,000 vizitorë mbërritën në Irak përpara Ashures
Rreth 142.000 vizitorë të huaj kanë mbërritur në Irak për të marrë pjesë në ceremonitë e zisë të Ashures në qytetin e shenjtë të Qerbelasë, tha një zyrtar.
Gjeneral Major Sami al-Sudani, drejtor i përgjithshëm i departamentit të pikave kufitare të Irakut, tha se vizitorët kanë hyrë në Irak nga pikat e ndryshme kufitare, duke përfshirë ato në krahinat e Basrës, Wasit dhe Amarah, al-Furat njofton faqja lajmeve al Furat website.
Sipas kanalit të lajmeve Al-Sumaria, rreth 30,000 iranianë hyjnë në Irak çdo ditë për të marrë pjesë në ritualet e zisë.
Ndërkohë, forcat ushtarake dhe të sigurisë irakiane kanë rritur masat e nevojshme për të garantuar sigurinë për vizitorët.
Muslimanët shiitë dhe të tjerët në pjesë të ndryshme të botës, mbajnë ceremonitë çdo vit në muajin e Muharremit për të mbajtur zi në përvjetorin e martirizimit të Imam Husejnit (a.s.) dhe shokëve të tij.
Imam Hussejni (a.s.) dhe një grup i vogël i pasuesve të tij dhe anëtarët e familjes u martirizuan nga tirani i kohës së tij - Jezid bin Muavija, në betejën e Qerbelasë në ditën e dhjetë të Muharremit (e njohur si Dita e Ashures në vitin 680 pas Hazreti Isait (a.s.) apo sipas Kalendarit Gregorian.
Këtë vit, Ddita e Ashures i bie të mërkurën, 12 tetor 2016.
Burimi: IQNA News