Udhëheqësi merr pjesë në ceremoninë e zizë së Muharremit
Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei mori pjesë në një ceremoni zije në Qendrën Fetare, ‘Husejnije’ e Imam Humeinit në Teheran, të shtunën në mbrëmje.
Kjo ishte nata e parë e zisë në Husejnijeh për shehidllykun e Imam Husejnit (a.s.) dhe shokëve të tij.
Një numër i madh i njerëzve dhe zyrtarëve të Qeverisë Islamike ishin të pranishëm në këtë ngjarje.
Huxhet ul Islam Sejjid Ahmed Hatami, një autoritet i lartë fetar, në një fjalim të përpunuar në aspekte të ndryshme e shpjegoi kryengritjen e Imam Husejnit (a.s. ) dhe mësimet e shkollës së Ashures.
Ai tha se Imam Hussejni (a.s.) na mësoi se për të mbështetur fenë hyjnore, nuk ka asnjë kufizim për të bërë vetë-flijime-sakrifica.
Më vonë në këtë ceremoni, Masha'allah Abedi dhe Mansur Arzi ka recituar elegjitë për dëshmorët e Qerbelasë.
Muslimanët shiitë dhe të tjerët në pjesë të ndryshme të botës, mbajnë ceremonitë e zisë çdo vit në muajin e Muharremit për të përkujtuar përvjetorin e shehidllykut të Imam Huseinit (a.s.) dhe shokëve të tij.
Imam Hussejni (a.s.) dhe një grup i vogël i pasuesve të tij dhe anëtarët e familjes u martirizuan nga tirani i kohës së tij – Jezidi i biri i Mavijes, në betejën e Qerbelasë në ditën e dhjetë të Muharremit (e njohur si Dita e Ashures) në vitin 680 sipas Kalendarit Gregorian, pas Hazretit Isait, Krishtit (a.s.).
Burimi: IQNA News