Shefi i shtabit amerikan porositi se do të shkatërrojë armiqtë
Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, Mark Milley ka mbajt një fjalim luftarak gjatë kësaj jave në Washington , në të cilën përveç tjerash ka theksuar forcën e ushtrisë amerikane dhe ka kërcënuar të gjithë armiqtë amerikan, të cilët sipas fjalimit të tij janë Kina, Rusia, Irani dhe Koreja Veriore.
Duke lavdëruar forcën e ushtrisë amerikane, theksoi se ajo” do të rrah të gjithë armiqtë sikurse kurrë më parë”, por po ashtu ai deklaroi se në të vërtetë ushtria amerikane deri diku është dobësuar viteve të fundit, pas 15 vitesh luftë kundër terroristëve dhe guerilëve në Irak dhe Afganistan.
“Gatishmëria jonë për udhëheqjen e luftës kundër kundërshtarit të përparuar, gati rivalit të fuqishëm të barabartë, është zvogëluar gjatë 15 viteve të fundit në Irak dhe Afganistan. Ishim tepër të suksesshëm kundër ushtrisë së Sadamit në vitin 1991, duke e larguar atë nga Kuvajti, ndërsa në vitin 2003 e kemi thyer ushtrinë e Sadamit në tërësi në Irak. Në mënyrë të njëjtë i kemi shkatërruar Talibanët në Afganistan”, ka thënë gjenerali amerikan, por njëkohësisht ka pranuar se ushtria amerikane ka pas problem me mbajtjen e kontrollit në territoret e okupuara. Kjo më së miri duket në Afganistan në të cilin Talibanët përsëri janë duke përparuar.
“Rusia, Kina, Irani dhe Koreja Veriore na kanë vëzhguar me kujdes dhe në mënyrë shkollore. Na kanë vështruar si kemi luftuar në vitin 1991 dhe 2003. Kanë studiuar doktrinën tonë, taktikën tonë, pajisjen tonë, organizimin tonë, stërvitjen tonë dhe udhëheqjen tonë. Në përputhje me këtë kanë bërë revizionin e doktrinës së tyre ushtarake dhe kanë filluar modernizimin e shtuar të ushtrisë së tyre për të shmangur përparësitë tona me shpresë se në një të ardhme të mund të na sjellin disfatë”, ka përmbyllur shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Milley.
Burimi: advance.hr