Vatikan

Papa shpreh mirënjohjen për Ajetullah Makarem Shirazi për letrën e tij drejtuar Vatikanit

Lideri i Botës Katolike, shprehu mirënjohjen ndaj Ajetullah Makarem Shirazi për letrën e tij drejtuar Vatikanit.

Papa Françesku  ka dërguar përgjigjen e një letre për Ajetullah Mukarrem Shirazi. Në muajin gusht Ajetullah Mukarrem Shirazi e përgëzoi Papen për qëndrimin e tij ndaj  Islamit.

Agjencia e Lajmeve Mehr News ka njoftuar se Papa Françesku, udhëheqësi i Botës Katolike, shprehu mirënjohjen ndaj Ajetullah Makarem Shirazi për letrën e tij drejtuar Vatikanit.

Në përgjigje të letrës së fundit nga Ajetullah Makarem Shirazi për Papa Françeskun, në të cilën autoriteti i lartë musliman shia falenderoi Papën për qëndrimin e tij mbi Islamin dhe për faktin se Islami nuk është terrorizëm,  Vatikani ka dërguar një letër zyrtare ku thuhet:

"Papa Françesku ishte i kënaqur me marrjen e letrës së Eminencës tuaj dhe shprehu mirënjohjen e tij", thuhet në letër, "kurse shkëlqesia e tij,  Ajetullah Makarem Shirazi tashmë është i vetëdijshëm, se mesazhi i të gjitha feve, veçanërisht feve monoteiste, është kryesisht adhurimi absolut i Zotit nga njerëzimi, për më tepër  të shprehët dashuri dhe respekt për të gjithë njerëzit me të cilët ne bashkëveprojnë. Prandaj, përdorimi i dhunës, sidomos kur kryhet në emër të Zotit apo religjionit, është konsideruar si një fyerje e madhe ndaj Zotit  të Plotfuqishëm, kjo është edhe më tej një formë e padrejtësisë së madhe ndaj të shtypureve ", tha Papa në letër. 

"Prandaj, udhëheqësit fetarë të botës duhet të qëndrojnë të bashkuar, më shumë se kurrë më parë, për të shprehur mbështetjen e tyre për të drejtën e çdo qenieje njerëzore për dinjitetin e tyre dhe të drejtave legjitime", përfundoi ai.

Gjatë vizitës së tij, në Poloni, Papa Françesku ka pohuar se Islami nuk ka të bëjë me terrorizmin dhe dhunën dhe asnjë fe hyjnore nuk duhet të etiketohet me emërtime të tilla. 

Burimi: Mehr News Agency