Kulturë

Iraniani dhe hafizi nga Katari fitues në Garat Ndërkombëtare Kur’anore në Zagreb, Kroaci

Garat e para Ndërkombëtare të Kur’anit, në Zagreb të Kroacisë përfunduna  të shtunën mbrëma në një ceremoni të mbajtur në Qendrën Islame të Zagrebit.

Fituesit e kategorive të ndryshme të Garave Kur’anore u shpallën dhe u shpërblyen në ceremoni.

Paneli i jurisë së Garave Ndërkombëtare Kur’anore e shpallën fitues iranianin, Hadi Muvahedamin si fituesin e vendit të pare në kategorinë e këndimit të Kur’anit.

Në mësimin përmendësh të Kur'anit, përfaqësuesi i Katarit fitoi çmimin e parë.

Reza Nezhad Tabrizi i Iranit doli i katërti në këtë kategori.

Në Garat e Para Ndërkombëtare Kur’anor të Zagreb, Kroaci, konkuruan 54 hafizë të Kur'anit dhe këndues të Kur'anint, të cilat u mbajtën ndërkombëtarisht për herë të parë.

Garuesit ishin nga shtetet si vijon, nga Kuvajti, Irani, Ukraina, Arabia Saudite, Finlanda, Austria, Italia, Franca, Luksemburgu, Kazakistani, Britania, Norvegjia dhe Holanda.

Mjeshtri i Kur’anit, iraniani Ahmed Abulkassemi si dhe figura Kur'anore nga Kroacia, Turqia, Katari, Bosnja dhe Hercegovina, Arabia Saudite, dhe Franca ishin anëtarët e panelit të jurisës.

Garat Ndërkombëtare Kur’anore  snë Zagreb shënuan 100-të vjetorin e njohjes së Islamit në kushtetutën e Kroacisë si të barabartë me fetë e tjera.

Kroacia është një shtet i Evropës Lindore me një popullsi prej rreth pesë milionë banorë.

Kroacia shpalli pavarësinë e saj, gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1991 dhe u njoh ndërkombëtarisht në janar të vitit 1992.

Katolikët përfaqësojnë 86 përqind të popullsisë së Kroacisë, të krishterët ortodoksë  janë pesë për qind dhe muslimanët janë dy për qind.

Më 27 prill 1916, provinca kroato-sllovene e pastaj Perandorisë Austro-Hungareze zhvilloi një seancë parlamentare në të cilën Islami është njohur si i barabartë me Kishën Katolike  dhe Kishën Orthodhoke. 

Burimi: IQNA News