Rënia e Mbretërisë Vehhabiste
ShBA-ja, e cila nuk është simpatizante e mbretërive ka akuzuar familjen mbretërore saudite se fshihet prapa luftrave dhe bombardimeve të realizuara nga tekfirxhinjtë. Të gjitha këto ngjarje të ndodhura të bëjnë të ngresh pyetjen: A po afrohet fundi i mbretërisë? Ndërsa Amerika dhe aleatët e saj janë në pritje pasi i kanë vënë syrin pasurisë marramendëse të familjes bretërore.
Mbretëria Vehabiste e Arabisë, e cila ka luajtur një rol të padiskutueshëm në përhapjen e terrorizmit në botë po përballet sot për herë të parë që prej ditës kur është krijuar me një rrezik të vërtetë. Ndërsa, nga ana tjetër Amerika, e cila e ka përdorur familjen mbretërore saudite për të arritur objektivat e saj, ashtu si merimanga “vejusha e zezë” ha mashkullin e saj pas aktit të çiftëzimit, dëshiron tashmë që ka mbaruar punë me vehabizmin, i cili e ka kryer detyrën e tij, ta zhdukë atë.
Megjithatë, vehabizmi dhe familja mbretërore saudite janë në një marrëdhënie pashmangshmërisht të pandashme si dy binjakë siemezë të ngjitur. Kjo lidhje është aq e ngushtë saqë qoftë edhe një vendim thjesht për të ngushtuar sadopak veprimtarinë e organizatave vehabiste do t’i hapte rrugën problematikave të mëdha për familjen mbretërore saudite. Udhëheqja e Rahadit mund të përballet nga momenti në moment me zemërimin dhe kryengritjen e organizatave vehabiste të përhapura në vend dhe me ndikueshmëri të madhe. Nga ana tjetër, vehabistët nuk pranojnë që të sillet një risi në autoritetet që janë të prapambetura dhe që kanë rregulla të ngurta. Tashmë, fetvatë, sjelljet dhe mendësitë vehabiste kundër dijes, jetesës bashkohore, madje edhe njerëzimit i kanë kaluar të gjithë kufinjt e pranueshëm. Tani më të gjithë janë në dijeni të faktit se një pjesë shumë e madhe e organizatave terroriste të cilat kanë përhapur frikë dhe terron me anë të vrasjeve dhe që i kanë kthyer shumë shtete në liqene të mbushurë me gjak janë të ushqyera nga vehabizmi dhe të përligjura prej tij. Kjo çështje për ata kishte marrë përmasa globale, derisa shtetet aleate të cilat i kanë shërbyer jo pak familjes mbretërore kanë arritur në një pikë saqë nuk mund ta mbrojnë dot më këtë fenomen në arenën ndërkombëtare.
Nismat e Ministrit të Mbrojtjes së Arabisë Saudite, Princit Veliaht Muhammed bin Selman që ka filluar për modernizimin e mbretërisë nuk shihen si një hap serioz. Sepse kjo nismë është kundër terroristëve vehabistë që ushtrojnë aktivitetet e tyre për të përhapur terror në të gjithë territorin e Evropës dhe është thjesht gjë që do mbetet vetëm në teori për të zbutur zemërimin e vendeve evropiane.
Këto punime, që pretendohet të sjellin inovacion kanë lindur si përgjigje e pamundësisë së shtresës së mesme dhe të të diplomuarëve në universitetet e huaja për të jetuar nënë kushtet që ofrohen nën udhëheqjen e qeverisë vehabiste. Kjo shtresë elitare po krijon me vrull ndikueshmërinë e saj ideologjike dhe ekonomike në territoret e mbretërisë si pasojë edhe të mungesës së pushtetit gjyqësor, kushtetutës, partive, zgjedhjeve, institucioneve ligjore dhe organizmave të qeverive moderne. Kështu, kjo gjendje i ka përmbledhur të gjithë faktorët e nevojshëm që brenda shtetit të ketë kryengritje.
Nga ana tjetër, muslimanët që kanë përqafuar medhhebin shii në territoret saudite po përballen me një trajtim të ashpër, diktatorial dhe vulgar. Udhëheqja saudite nuk mjaftohet vetëm duke i përjashtuar dhe larguar ata nga shoqëria, ajo u ka ndaluar shtetasve të saj shii që të punojnë në disa pozicione në administratën shtetrore, apo edhe të marrin shërbim prej tyre.
Për më tepër, të gjithë dijetarët e mëdhenjë të lidhur me mbretërinë e mohojnë në mënyrë të hapur shiizmin në fetvatë e tyre dhe i kanë detyruar shiitë që të jenë të shenjestruar nga afër nga institucionet e sigurisë. Zemërimi i shiive, që çdo ditë përballen me sulme kërcënime të ndryshme në çdo cep të vendit të organizuara nga grupime tekfixhie tashmë po rritet aq sa po thyen edhe muret e frikës. Ky zemërim i akumuluar prej vitesh tashmë i ka bërë ata, që siç nuk është parë asnjëherë tjetër në torkat arabe, të mbushin rrugët duke protestuar.
Ndërsa problemet e jashtme të mbretërisë vehabiste të shkaktuara nga politikae e mbretërisë saudite që kanë çuar në rënie të çmimit të naftës përbëjnë një rrezik shtesë. Arabia Saudite, e cila duke u përpjekur që të luajë me tregun e naftës për të vënë në vështirësi vende të tjera prodhuese të naftës që i sheh si kundërshtare, të këtilla si Irani, Rusia, Iraku dhe Venezuela ka ulur çmimin e naftës, por që më pas është detyruar ta paguaj shtrenjtë këtë lëvizje të saj. Kjo gjendje duke të jetë një ndër faktorët më ndikues që po e çon vendit drejt një krize ekonomike.
Rreziku më i madh i Arabisë Saudite, e cila me politikën e saj të pisët po mundohet që të tërheqë drejt humnerës që gjendet vetë edhe vendet e tjera aleate të saj është rrethi i mbushur me urrejtje që e rrethon në të gjitha anët. Dhe së fundmi, për shkak të humbjeve të mëdha njerëzore që kanë pasur Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë luftës së Jemenit, në mbështetje të fuqive saudite i kanë bërë ato që të largohen nga udhëheqja e Rijadit. Arabia Saudite, e cila çdo ditë e më tepër po braktiset nga mbështetësit e saj ka kërkuar ndihmë nga Xhemmati Ihvan nga frika e përhapjes së këtyre mendimeve në shtetet e gjirit persik. Edhe udhëheqja e Katarit, e cila po shkon gjithnjë e më shumë ndryshimit me anë të politikave që ka përqafuar pas ngjarjeve të fundit ka kërkuar që të normalizojë marrëdhëniet e saj me Iranin me anë të një telefonate në autoritetet iraniane. Shteti që është larguar më shumë nga anija saudite e cila po përpëlitet për të shpëtuar nga lufta dhe dhuna është Kuvajti. Udhëheqja e Kuvajtit, e cila është e shqetësuar se politikat për të bombarduar të Arabisë Saudite do të prekin dhe dëmtojnë atë nuk do që të bie në zjarrin në të cilin Arabia Saudite është nisur.
Ndërsa një shtet tjetër që ka zgjedhur të largohet nga politikat saudite është edhe Sulltanati i Omanit. Udhëheqja e Omanit, e cila ka preferuar që të ndjekë një politkë vëzhguese ka filluar që të ndërtojë marrëdhënie të shëndosha me Iranin. Duke qënë se të gjithë aleatët e saj po i largohen një e nga një, Arabisë Saudite nuk i ka mbetur vend tjetër i sigurt për t’u mbështetur veç Bahreinit. Udhëheqja e Bahreinit, që besimin në mbretërinë saudite e ruan mbi çdo gjë tjetër ka vendosur që t’i dalë kundër popullit i cili nëpërmjet rrugëve paqësore po kërkon reforma, duke mbështetur dhe i ardhur në ndihmë udhëheqjes mbretërore.
Burimi më kryesor në përhapjen e urrejtjes kundrejt mbretërisë saudite është padyshim Jemeni. Jemeni ka qënë viktimë e bombardimeve të përditshme me armë të ndryshme, saqë tashmë rrjedhin lumenjë gjaku. Forcat saudite nuk kanë lën vend pa bombarduar në Jemen duke marrë në shenjestër shkollat, spitalet, tregjet, rrugët, shtëpitë madje edhe parqet e mbushura me fëmijë që luajnë.
Prinici Muhammed bin Selman është i mendimit se lufta me Jemenin nuk është asgjë tjetër veçse një grindje. Sepse Mbretëria e Arabisë Saudite zotëron armatime të rangut më të lartë botëror, ndërkohë që përballë ka një jemen me një ushtri shumë të varfër. Megjithatë, princi Selman ka mbetur i habitur nga karakteri i fortë rezistues i popullit të Jemenit. Pavarësisht të gjithë ushtarëve me pagesë të ardhur nga të gjithë kontinentet në mbështetje të mbretërisë saudite, ajo nuk arriti që t’ia dilte me sukses në përballjen ushtarake me luftëtarët jemenas.
Dhë përsa i përket Irakut, territoret e të cilit u pushtuan nga terroristët e ISIS-it, u dogjën dhe u shkatërruan u therën njerëz dhe u hodhën bomba në çdo kënd , ai është një shtet kandidat për të hyrë në konflikt me mbretërinë saudite. Ndërsa ISIS i ka bërë shtetasit irakianë që të përjetojnë masakrat më të dhunshme të para ndonjëherë në kohrat moderne, Arabia Saudite u përpoqë që të përhapte përçarje brenda vendit. Mbretëria, e cila po përpiqej që të ndizte fitilin e konfliktit medhhebist u bë arsye e krizave diplomatike. Ndërsa irakianët ia kanë ngarkuar tashmë përgjegjësinë e krimeve të ISIS-it Arabisë Saudite. Krimet e kryera kundrejt Irakut nga Arabia Saudite, e cila dëshironte të shihte një Irak të dobët janë një arsye e fortë për një konflik deri diku të pashmangshëm mes këtyre dy shteteve.
Edhe Jordania nuk është më aq entuziaste për t’i shkuar nga pas mbretërisë saudite në rrugën që ajo po ndjek. Udhëheqja jordaneze, e cila deri diku e ka ndjerë rrezikun në aventurën saudite është në dijeni të faktit se në fund të kësaj aventure edhe asaj do t’i duhet të paguajë një pjesë të madhe të dëmeve të shkaktuara. Për këtë arsye, Jordania, nga frika se do t’i duhet ta paguaj shtenjtë bashkimin në luftën kundër Irakut dhe Sirisë, si dhe trajnimit dhe përgatitjes së terroristëve në territorin e saj ka zgjedhur politika që i qëndrojnë larg Arabisë Saudite.
Nëse do të shprehemi për marrëdhëniet mes sauditëve dhe egjiptanëve lipset thënë se edhe problemet mes tyre kanë filluar të dalin në sipërfaqe. Pavarësisht pritshmërive ekonomike të Egjiptit dhe tentativave për të kënaqur qeverinë e Rijadit, pritshmëritë e Arabisë Saudite që i kalojnë aftësitë e saj janë arsye për një krizë mes këtyre dy shteteve. Egjipti nuk dëshiron që të bëhet më shumë pis me baltën ku po zytet Arabia Saudite, që e cila mund edhe t’i rrezikojë edhe sigurinë kombëtare. Veçanërisht, politikat për luftën në Siri që bien totalisht në kundërshtim me interesat dhe sigurinë kombëtare të Egjiptit kanë qënë arsye që Egjipi ka preferuar që të largohet nga udhëheqja saudite. Për këtë arsye, lideri egjiptian Sisi mori përsipër që të shtronte në tavolinë mundësinë e zgjidhjes së konfliktit të Sirisë. Politika egjiptiane që kërkoi unitetin e Sirisë, luftën kundër terrorizmin dhe propozoi dialog për zgjidhjen e këtij konflikti ka të njëjtin qëndrim me Iranin dhe Rusinë në këtë çështje. Reagimi egjiptian kundër Arabisë Saudite nuk është e kufizuar vetëm me politikën ndaj Sirisë në Konferencën Grozni Shejhi i Egjiptit gjatë fjalimit të tij është shprehur se duhet bërë ndasia ideologjike mes medhhebit sunni dhe vehabizmit. Ky fjalim, që është bërë shkak për acarim të marrëdhënieve mes dy shteteve u kundërpërgjigj nga Arabia Saudite me zemërim dhe kërcënime.
Pa dyshim, vendi i parë i cili është në objektivat e Arabisë Saudite vehabiste për të nxitur zjarrin është Irani. Ish-shfi i shërbimeve të inteligjencës sekrete të Arabisë Saudite e ka pranuar haptazi këtë gjë duke bërë thirrje që duhet përmbysur regjimi në Iran. Ndërsa myftiu i Arabisë Saudite i ka pëçudnuar dhe duke i quajtur të gjithë iranianët si besues në magji. Normalisht, kjo urrejtje u shpërnda deri në Siri, ku terroristët me mbështetjen e Arabisë Saudite kanë vrarë e masakruar qinda mijëra persona. Ka shkatërruar qytete dhe infrastrukturën e Sirisë dhe e ka lënë gjendjen ekonomike në një situatë shumë delikate. Duke ndjekur te njëjtën rrjedhe mbretëria saudite e ka futur edhe Hizbullahun në vendin e parë në listën e saj të armiqve. Mbretëria saudite, e cila ka provuar të gjithë rrugët e mundshme për të dobësuar mbështetësit dhe antarët e Hizbullahut i ka ushtruar presion vendeve arabe të Emirateve të Bashkuara për ta futur atë në listën e organizatave terroriste.
Kjo është mënyra sesi vetë mbretëria vehabiste e ka rrethuar veten me vende që e urrejnë. Kjo urrejtje që mund të plasë në çdo anë në çdo cep, në rastin më të mirë duket se do ta rrisë edhe më shumë atmosferën e frikës së krijuar në Arabinë Saudite dhe të rrisë ndjesinë për mëshirë. Parashikimet janë që në ,cdo momet ky rreth urrejtjeje që rrethon Arabinë Saudite të marrë flakë dhe ta kthejë atë në një top zjarri.
Arabia saudite që po braktiset një e nga një nga aleatet e saj ka marrë edhe një goditje të madhe nga Amerika. Udhëheqja e Rijadit e ka pritur në gjendje paniku vendimin e Kongresit Amerikan të marrë në javën e kaluar. Sipas vendimit të miratuar me unanimitet nga Dhoma e Senatit Amerikan është fituar e drejta nga viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit që t’i hapet çështja të gjitha shteteve dhe personave që janë përfshirë në këto sulme. Kohët e fundit, shumica e sulmuesve me kombësi arabe ishin lënë të lirë nga burgjet arabe në mënyrë të parregullt. Kjo gjë tregon haptazi se këto individë kanë pasur marrëdhënie të ngushta me zyrtarët e udhëheqjes saudite. Menjëherë pasi doli ky vendim nga ShBA-ja, Arabia Saudite dhe vendet e tjera që ndjekin politikën e saj u mblodhën së bashku për ta dënuar këtë vendim.
Momenti i zgjedhur për të marrë këtë vendim nga amerikanët e ka trembur edhe më shumë familjen mbretërore. Ka lindur kureshtja se përsa pas kaq shumë vitesh janë rihapur dosjet e 11 shtatorit. Më pas, duke ndjekur një fushatë të gjërë ndërkombëtare mori këtë vendim. ShBA-ja, e cila nuk është simpatizante e mbretërive ka akuzuar familjen mbretërore saudite se fshihet prapa luftrave dhe bombardimeve të realizuara nga tekfirxhinjtë. Të gjitha këto ngjarje të ndodhura të bëjnë të ngresh pyetjen: A po afrohet fundi i mbretërisë? Ndërsa Amerika dhe aleatët e saj janë në pritje pasi i kanë vënë syrin pasurisë marramendëse të familjes bretërore.
Burimi: Al Alem/ Medya Şafak