Amerike

Muslimanët amerikanë mbajtën paradën vjetore në Manhattan, New York Muslimanët amerikanë mbajtën paradën vjetore në Manhattan, New York

Grupet e muslimanëve tundnin flamuj amerikanë, ndërsa ata marshuan në Ditën e Paradës së Muslimanëve  në  qytetin New York.

Përvjetori i 31 i Ditës së Paradës së Bashkimit të Muslimanëve Amerikan filloi të dielen në Rrugën 38  në Manhatan. Muslimanët, me lule në duar,  zbritën në Madison Avenue në  Rrugën 24, në Manhatan.

Anëtarët muslimanë të Shoqatës së Zyrtarëve NYPD  marshuan gjithashtu.

Panairi në rrugë vazhdoi me fjalime, program muzikor, ushqim Hallall,   pije freskuese dhe aktivitete të tjera familjare-miqësore. Tema e vitit ishte “ Për Zotin dhe Atdheun”. 

Udhëheqësi i Paradës ishte Khizr Khan, djali i të cilit u vra duke mbrojtur ushtarë të tjerë në Irak. Khizr Khan u paraqitë në Kuvendin Kombëtar të Demokratëve  dhe ka mbajtur një kopje të Kushtetutës të Shteteve të Bashkuara, ndërsa kritikojë kandidatin presidencial të Partisë Republikane, Donald Trump.

Burimi: Times Union