Kulturë - Art - Fe

Kënduesi iranian i Kur’anit përshëndet Garat Ndërkombëtare Kur’anore të Moskës

Kënduesi i iranian i Kur’anit, Mehdi Said që e përfaqësoi vendin në  Edicionin e 17-të Garave Ndërkombëtare Kur'anore të Rusisë e përshkruan nivelin e pretenduesve si të lartë.

Duke folur për Agjencinë e Lajmeve IQNA News pas mbërritjes së tij në aeroportin ndërkombëtar ‘Imam Humeini’ në Teheran, Mehdi Said tha se Garat Ndërkomëtare Kur’anore  këtë vit ishin edicioni i nivelit më të lartë në vitet e fundit.

Ai vlerësoi punën e përfaqësuesve të shteteve si Malajzia, Jemeni, dhe Tanzania  në Garat Kur’anore Ndërkombëtare.

Mehdi Saidit, megjithatë, i vjen keq se gjykimet e arbitrave nuk ishin aq të  kënaqshme për arsye të ndryshme, duke përfshirë mungesën e një grupi gjithëpërfshirës të rregullave.

Ai sugjeroi se një, grup i vetëm gjithëpërfshirës i rregullave të hartohet për të gjitha Garat Ndërkombëtare të Kur'anit për të lehtësuar gjykimin e drejtë në këto ngjarje Kur'anore.

Edicioni i 17-të i Garave Ndërkombëtar të Kur'anit të Shenjtë  u mbajt në kryeqytetin e Rusisë, në Moskë,  më 22-23 shtator  2016 me pjesëmarrjen e 28 shteteve.

Përfaqësuesi i Malajzisë fitoi çmimin e parë në gara ndërsa përfaqësuesit të Jemenit dhe Bahrejnit dolën në vendin e dytë dhe të tretë, respektivisht.

Juria shpalli Mehdi Saidin, përfaqësuesin e Iranit dhe përfaqësuesin e Irakut si fituesit e vendit të katërt dhe të pestë, respektivisht.

Burimi: IQNA News