İran

Irani refuzon parakushtet e Gjermanisë

Zëdhënësi i Ministrisë së punëve të jashtme të Republikës Islame të Iranit ka konfirmuar se në marrëdhëniet e Iranit dhe Gjermanisë nuk janë të pranuara kurrfarë parakushtet paraprake të vëna nga ana e Gjermanisë. Sipas raportit të agjencionit Irna, zëdhënësi i Ministrisë së punëve të jashtme të Republikës Islame të Iranit, Bahram Kasemi, lidhur me deklaratën e ministrit të ekonomisë së Gjermanisë Sigmar Gabrielit në intervistën e dhënë revistës gjermane Der Spiegel, ka thënë përveç tjerash:” Sikurse Teherani në disa raste ka konfirmuar më parë, se marrëdhëniet e Iranit me Gjermanisë janë të konceptuara në interesat e përbashkëta dhe në harmoni të dyanshme, dhe në këtë aspekt nuk janë pranuar kurrfarë parakushtet eventuale të propozuara”. Më tutje zëdhënësi Kasemi shtoi:” Republika Islame e Iranit në këtë rast refuzon çfarëdo faktor të tretë duke e konsideruar se kjo do të cenojë marrëdhëniet e dyanshme bilaterale”.

Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së punëve të jashtme të Republikës Islame të Iranit lidhur me Palestinën, për të cilin kishte fjalë në intervistën e zyrtarit gjerman dhënë revistës gjermane Der Spiegel, ka thënë: “Republika Islame e Iranit mbrojtjen dhe të drejtat e popullit palestinez i konsideron pjesë të pandryshueshme të politikës së vet të jashtme, dhe kurrë çfarëdo qofshin kushte dhe presionet nuk do të ngrejë duart nga idealet dhe çështja palestineze”.

Zëdhënësi Bahram Kasemi, aktualizimin e çështjes së drejtave njerëzore nga ana e ministrit gjerman të ekonomisë Sigmar Gabrielit, i ka vlerësuar  jo të lidhur dhe ka theksuar më tutje:”Republika Islame e Iranit nuk do të lejojë asnjë shteti përzierjen në çështjet e t’ia të brendshme”. Zëdhënësi i Ministrisë së punëve të jashtme të Iranit, Bahram Kasemi, në fund ka cekur:” Në kohën kur terrorizmi ndërkombëtar kërcënon të gjitha shtetet e botës, pritet që shtetet e botës, posaçërisht ato që ishin dhe janë viktimë e terrorizmit, të nisin luftën serioze kundër ideologjisë ekstremiste dhe qarqeve të cilët i trajnojnë terroristët”.

Ministri gjerman i ekonomisë Sigmar Gabriel në bisedë për revistën gjermane Der Spiegel ka deklaruar se: ”Gjermani do të ketë marrëdhënie normale me Iranit vetën në rast se qeveria iraniane zyrtarisht pranon ekzistencën e Izraelit”.” Sigmar Gabriel njashtu në theksimet e t’ia të pabazuara dhe të paqëndruara, ka shpreh shqetësimin e vet për shkak të shkeljes së drejtave njerëzore në Iran dhe rolin që Irani e luan  në krizën apo konfliktin sirian”.

Burimi: sahartv.ir