Shtyhet gjendja e jashtëzakonshme në Turqi
Gjendja e jashtëzakonshme në Turqi e shpallur pas grushtit të dështuar të shtetit në këtë vend, është shtyrë për më tej.
Vendimi për shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi u mor pas takimit 6-orësh të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Turqisë të kryesuar nga kryetari, Rexhep Taip Erdogan. Për grushtin e dështuar të shtetit në Turqi, akuzohet hoxha Fetullah Gulen.
Autoritet turke deklarojnë së Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i përgjigjen brenda këtyre ditëve kërkesës së tyre për ekstradimin e hoxhës Fetullah Gylen, i akuzuar si ideator dhe organizator i grushtit të shtetit të 15 korrikut, 2016.
Ministri i Drejtësisë së Turqisë bëri të ditur komunikimet dhe bashkëpunimin me Uashingtonin. Zyrtarët amerikanë do t’i përgjigjen shumë shpejt, brenda këtyre ditëve kërkesës së Turqisë për ekstradimin e hoxhës Fetullah Gylen, i cili jeton në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Turqia i ka kërkuar Amerikës ekstradimin e hoxhs Fetullah Gylen, pasi e akuzon atë si organizator i tentativës së dështuar të grushtit të shtetit më 15 korrik, 2016. Por predikuesi 75 vjeçar mohon çdo përfshirje në ngjarjen e cila tronditi të gjithë vendin dhe botën.
Edhe Uashingtoni ka konfirmuar bashkëpunimin me Ankaranë, teksa ka kërkuar kohën e duhur për përpunimin e kërkesës turke. Turqia ka arrestuar zyrtarisht 32.000 persona gjatë hetimeve të grushtit të shtetit dhe 70 mijë të tjerë akuzohen se kanë lidhje me organizatat e financuara nga hoxha Fetullah Gulen.
Fetullah Gulen, një ish-aleat i kryetarit të Turqisë, Taip Erdogan, tani i konsideruar terrorist nga Ankaraja, mohon çdo përfshirje në kryengritjen që u mbytën më shumë se 240 njerëz.
Burimi: Pars Today