Kulturë - Art - Fe

Miliona muslimanë në të gjithë botën festojnë Gadir Humin

Miliona muslimanë në të gjithë botën, duke përfshirë Iranin, po festojnë Festën e Gadir Humit, që shënon emërimin e Imamit të parë musliman shiit, Ali ibn Ebi Talib (a.s.), nga figurat  më të nderuara të Islamit, nga Pejgamberi, Muhammedi (a.s.), si pasuesin e tij.

Iranianët nga sferat e ndryshme të jetës duke festuar këtë rast të mbarë, i cili çdo vit bie më datën 18 Dhu al-Hixhxhee të kalendarit të Hizhretit apo Hënor Islamik,  me ceremoni të ndryshme dhe rituale  në qytete të ndryshme.

Në këtë rast të mbarë, njerëzit dalin në rrugë për të uruar dhe  përshëndetur  me njëri-tjetrin, sidomos për familjet që janë pasardhës të Profetit Muhammed (a.s.) përmes nipave të  Hasan ibn Ali (a.s.) dhe Husein ibn Ali (a.s.), bijtë e vajzës së Pejgamberit, Muhammed, (a.s.) Fatima Zahra (a.s.) dhe djalin e axhës, Ali ibn Ebi Talib (a.s.).

Shumë çifte të rinj iranianë zgjidhin ngjarjen për mbarësi si datën e tyre të dasmës me shpresën se martesa e tyre është e bekuar me kujtesën e Imam Aliut (a.s.).

Festa e Gadir Humit  është referuar edhe si Festa e Madhe  në transmetime islame, ndërsa muslimanët janë të mendimit se misioni i të gjithë të dërguarve të mëparshëm të Allahut u kryer në këtë ditë.

Më 10 mars, 632, në vitin e dhjetë të Hixhrit, Pejgamberi Muhammed (a.s.) mori një zbulesë nga Zoti, duke urdhëruar atë për Haxhin e tij të fundit të njohur si Haxhxhat-ul-VIDA (Haxhi Lamtumirës) në një pellg të quajtur Khum, në afërsi të Mekës, dhe të caktojë Imam Aliun (a.s.) si pasuesin e tij në udhëzim dhe qeverisjen e pushtetit të muslimanëve.  Ngjarja ka ndodhur disa muaj para vdekjes së Profetit Muhammed (a.s.).

Burimi: Tasnim News