Arabia Saudite kërcënon SHBA-të me tërheqje parash
Arabia Saudite dhe aleatët e saj paralajmërojnë organet legjislative amerikane se po qe se lejojnë shtetasve amerikan të padisin mbretërinë saudite për shkak të sulmit në Amerikë me 11 shtator 2001, do të kenë pasoja negative. Agjencioni AP cek se Arabia Saudite ka arsenalin e tillë me të cilën do të mund të përgjigjet në hapat eventuale amerikane, duke përfshirë edhe zvogëlimin e kontakteve zyrtare, tërheqjen e miliarda dollarëve nga ekonomia amerikane dhe bindjen e aleatëve të afërt të sauditëve në Këshillin për bashkëpunim të Gjirit Persik, për të zvogëluar bashkëpunimin në luftë kundër terrorizmit, të zvogëlojnë investimet dhe qasjen e SHBA-ve bazave ajrore të rëndësishme në rajonin e Lindjes së Afërt.
“Kjo do të duhej të jetë qartë Amerikës dhe pjesës tjetër të botës: Kur një shtet anëtar i Këshillit për bashkëpunim merret padrejtësisht si cak, shtetet tjera i vihen në mbrojtje të saj. Të gjitha shtetet e Këshillit për bashkëpunim do të qëndrojnë pran Arabisë Saudite në çdo mënyrë të mundshme”, theksoi profesori i shkencave politike në Universitetin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe ekspertëve për çështjet e Gjirit Persik, Abdyl Kalek Abdullah. Tani ky ligj ka ardhur shumë afër hyrjes në fuqi pasi që Senati amerikan ka votuar kundër vetos së presidentit Obama, i cili kohë më parë e ka vënë këtë, e më vonë pritet edhe votimi në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan.
Senati amerikan me shumicë votash ka refuzuar veton e presidentit amerikan Barack Obama në ligjin i cili mundëson familjeve të viktimave të sulmit të 11 shtatorit 2001 që të padisin qeverinë e mbretërisë së Arabisë Saudite. Dhoma e përfaqësuesve tek duhet të votoj për këtë ligj. Në rast se dy të tretat e përfaqësuesve përkrahin ligjin, kjo do të ishte shfuqizimi i parë i vetos së presidentit Obama gjatë mandatit të tij tetëvjeçar. Senati gjatë majit të këtij viti njëzëri ka miratuar”Aktin për masat juridike kundër sponsorëve të terrorizmit” . Kundërshtarët e këtyre masave theksojnë se kjo do të mund të sjell në prishjen e marrëdhënieve me Arabinë Saudite, si dhe ndërmarrjen e veprimeve, caku i të cilit do të ishin shtetasit amerikan apo kompanitë amerikane që gjenden në shtete tjera. Më parë presidenti amerikan Barack Obama ka paralajmëruar se do të vejë veton në masat e tilla të ndërmarra, gjë që ka vepruar edhe me vënien e vetos në ligjin e aprovuar nga Senati dhe Kongresi amerikan.
Burimi: Al Jazeera