Pjesëmarrja e Iranit në punimet shkencore botërore
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të bazës së shënimeve të sektorit shkencor të botës Islame Muhamed Xhevad Dehkani ka deklaruar superioritetin e pjesëmarrjes botërore në kualitetin në raport me kuantitetin e prodhimit të shkencës në Iran, duke vazhduar se Irani mund të lavdërohet me 2% të punimeve shkencore, të cilët referohen qarqet elite shkencore në botë.
Dehkani shtoi se pjesëmarrja e Iranit në prodhimin e punimeve shkencore të cilët kanë qenë pikat referuese në botë gjatë vitit 2006 ishte vetëm 31 raste, ndërsa në vitin 2015 është rritur në 225 raste. Dehkani më tej sqaroi “Shikuar në përgjithësi duke vështruar në përqindjen e zhvillimit të shkencës dhe punimeve shkencore Irani gjatë vitit 2015 ka shënuar rritje një përqindësh dhe aktualisht gjendet në vendin e dytë në botë, e në bazë të shënimeve akoma jo të plota statistikore për vitin 2016 Irani ka shënuar edhe 128 raste të reja.
Ai ka thënë se shfrytëzimi i punimeve shkencore reciprokisht lëvizin me numrin e punimeve të shfrytëzuara të referencave dhe në krijimin e punimeve të reja shkencore në botë dhe shtoi:” Në vitin 2006 numri i punimeve shkencore në Iran ishte 9.968, ndërsa në vitin 2015 arriti në 15.381, gjë qartë flet për zhvillimin e madh të punës shkencore në vend”.
Edhe në këtë rast Dehkani ka qartësuar se Irani në vitin 2006 kishte vetëm 0,5 % pjesëmarrje në prodhimin e punimeve shkencore në botë ndërsa tani disponon me më shumë se tri të dhjetat e një përqind më tepër në raport me përqindjen botërore. Ai ka thënë se kjo shifër ka të bëjë me punimet shkencore të cilët kanë realizuar ndikim më të madh në zhvillimin e shkencës në botë, ndërsa që punimet shkencore të gjenden në këtë meny është e nevojshme të publikohen nga baza e shënimeve Tomson Reuters ASA, dhe vetëm pas kësaj në nivel vjetor të shihet se sa dhe cilët punime shkencore janë shfrytëzuar si pika referuese dhe sa kanë ndikuar ato në zhvillimin e shkencës në botë.
Burimi: sahartv.ir