Ekpozitë e kopjeve të rralla, shekullore, të Kur’anit në Xhaminë e Singaporit
Brenda xhamisë në Singapor, ka një vend të shenjtë kur ruhen kopje të rralla të Kur'anit që datojnë nga Perandorisë e Fuqishme Osmane në fillim të shekullit të- XV-të.
Shkruar me pedantëri, dorëshkrime në Turqi, Lindjen Mesme, Azinë Juglindore dhe Kinë, kopjet e Librit të Shenjtë, Kur’an, janë ruajtur në mënyrë me kujdes në një dhomë të vogël në Xhaminë Ba'alavie për më shumë se tri dekada, Habib Hasan el-Attas, Imam i xhamisë , tha për Yahoo Singapor.
Një Kur’an nga Turqia, i përket Habib Muhamed Al-Attas, babai të Imamit, është 600 vjeçar, me faqe të dekoruara me ari në lëkurë dashi, Kopje rë tjera të Kur'anit në xhaminë në Rrugën Lewis janë punuar edhe duke përdorur materiale të ndryshme të veçanta.
"Kjo është më shumë se vetëm një Ekspozitë e Kur'anit sepse ajo gjithashtu tregon historikun e Librit të Shenjtë, Kur’anit, (prej nga është. Kopjet e Kur’anit janë prodhuar duke përdorur lloj të ndryshme të materialve, disa janë shkruar në lëkurë dashi, ndërsa të tjerët janë shkruar në gjethe të manit ", tha Habib Hasan.
Libri i Shenjtë i shkruara në gjethe të manit është bërë në Kinë dhe Mongoli, ndërsa ato të shkruara në lëkurë dashi janë kryesisht nga Arabia Saudite, ka shtuar ai.
Detyra për të siguruar që librat të ruhen me kujdes janë përgatitur tri kabinete të gjata qelqi në xhami është ndërmarrë nga një grup i kuratorëve.
"Ata janë duke bërë atë me kujdes dhe secili prej kabineteve është trajtuar me kimikate për të siguruar se librat janë të mirë-ruajtur. Ata gjithashtu rregullisht e kontrollojnë gjendjen e librave", tha Habib Hasan.
Një nga kuratorët, Razali Mahat, tha se ai ka punuar me Habib Hassanin në mbledhjen e Kur’anëve të rrallë gjatë 10-të viteve të fundit. "Unë shpresoj që nga Ekspozita e Kur'ani do të përfitojë gjenerata e ardhshme," tha ai.
Dorëshkrime të rralla Islame
Përveç kopjeve të Kur'anit, është edhe një koleksion i dorëshkrimeve Islame i strehuar në xhami. Habib Hasan tregoi një dorëshkrim të Kur’anit nga Turqia që ishte përkthyer nga arabishtja në Xhavi. Një tjetër dorëshkrim nga Indonezia është shkruar në lëvore peme 350 vjet më parë.
Shumica e kopjeve të Kur'anit dhe dorëshkrimeve janë nga koleksioni privat i familjes së Habib Hasanit, ndërsa pjesa tjetër janë dhuruar në xhami nga vizitorët vendas dhe të huaj.
Habib Hasani tha se babai i tij, i cili është Imami themelues i Xhamisë Imam Masjid Ba'alavie, dashamirë i leximit dhe ishte një koleksionist i pasionuar librash. Në fillim të viteve 1980-ta, Habib Hasan vendosur për t’i bartur disa nga librat e të atit të tij, duke përfshirë kopjet e Kur'anit, në xhami në mënyrë që njerëzit mund të mësojnë më shumë rreth tyre.
Imami tha se ai ka një vlerësim të thellë për shkrimtarët fetarë të devotshëm të cilit kanë përshkruar me shumë kujdes Librin e Shenjtë, Kur’anin, dhe dorëshkrimet gjatë shekujve.