Kulturë - Art - Fe

Konferenca Ndërkombëtare Kur’anore është planifikuar në Malajzi

Në shtetin Selangor të Malajzisë  do të organizohet  një konferencë ndërkombëtare Kur'anore në muajin nëntor për të nxitur kërkime Kur'anore.

Sipas  Qendrës Kërkimore Kur’anore të Universitetit të Malajzisë  (CQR), me titull The International Tahfiz Al-Quran Simpozium, ajo do të mbahet më  22-24 nëntor  2016 në Institutin Latihan Islam Malajzia (ILIM) në Bangi, Selangor.

Një numër i qendrave Kur'anore dhe akademike, duke përfshirë Universitetin e Malaja, Qendrën Kërkimore Kur'anore, dhe Institutin Takva do të bashkëpunojnë me Departamentin e Zhvillimit Islamik të Malajzisë (JAKIM) në organizimin e konferencës.

Kumtesat që do të prezantohet në këtë ngjarje tre-ditore do të paraqesin metoda të mësimit të Kur'anit dhe mënyrat për të përmirësuar metodat e mësimit të Kur'anit përmendësh. 

Afati i fundit për dorëzimin e kumtesave në anglisht, arabisht ose malajzisht në sekretarinë e simpoziumit është 10 shtatori.

Sipas faqes së internetit CQR website, aktivitetet e qendrës janë të përqendruara  në kërkime  shkencore, botime, organizimin e punëtorive  dhe  tryeza të rrumbullakëta në  fushat arsimore fetare, letrare, shkencore dhe teknologjike.