Noam Chomsky: SHBA, aleatët perëndimorë e dinë mbështetjen e Arabisë Saudite për grupet terroriste
Noam Chomsky, një aktivist i njohur politik amerikan dhe filozof, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e e saj perëndimor që e dijnë, por mbyllin sytë, për mbështetjen e Arabisë Saudite për grupet terroriste.
Në një intervistë me kanalin libanez TV Al-Mayadeen të shtunën, Noam Chomsky ka thënë se Rijadi është i angazhuar në përhapjen e ekstremizmit, diçka që Shtetet e Bashkuar dhe Perëndimi janë të përgatitur për të injoruar.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca janë të vetëdijshme se Arabia Saudite është duke përdorur paratë për të rritur ndikimin e saj në rajon, me sa duket duke iu referuar mbështetjes financiare nga regjimi Rijadit për grupet militante që veprojnë në Lindjen e Mesme.
Arabia Saudite besohet gjerësisht që siguron mbështetje për grupet militante që veprojnë kundër qeverive legjitime në Siri dhe Irak si dhe për terroristët që kryejnë sulme sporadike në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.
Besohet se shumica e grupeve të radikalizuara në Lindjen e Mesme, si dhe në Perëndim janë të lidhur direkt me Vehabizmin. Ky është tipar kryesor ideologjik i grupeve terroriste tekfiriste - veçanërishtisht të Daesh – (ISIS) të cilët i deklarojnë njerëzit e feve dhe besimeve të tjera si qafira "të pafetë" dhe, në bazë të Fetvas (Dekretit) të hoxhallarëve sauditë : Ata duhet të vriten.
Në vende të tjera në fjalën e tij, Noam Chomsky ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë kundër vendosjes së demokracisë në vend të diktaturave arabe në Lindjen e Mesme pas një serie të revolucioneve dhe kryengritjeve në vende të tilla që filluan në vitin 2011.
Ai tha se shumica e njerëzve në rajon kundërshtojnë politikën e jashtme amerikane dhe nuk pajtohen me diktaturat arabe me të cilin Shtetet e Bashkuara kanë lidhje të mira dhe i shtypen shpejt.
Ai gjithashtu tha se konflikti izraelito-palestinez do të vazhdojë për aq kohë sa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të sigurojnë mbështetje të pakufizuara për regjimin e Izraelit në Tel Aviv.
"Për sa kohë që pushtimi vazhdon, gjërat do të marrë një kthesë për të keq, gjithashtu. Për sa kohë që Shtetet e Bashkuara e përkrahin Izraelin, nuk do të ketë asnjë lloj presioni për të ndryshuar politikën e pushtimit, " tha ai.
Burimi: Press TV