Ajetullah Sejjid Ali Hamanei

Mbrojtja e sigurisë së jashtme dhe të brendshme të Iranit

Kreu i revolucionit islamik të Iranit Gardën Revolucionare e quajti bastion të fuqishëm të revolucionit dhe element të shquar të mbrojtjes së sigurisë së brendshme dhe të jashtme të Iranit. Ajetullah Hamenei sot në takimin me komandantët e Gardës Revolucionare përveç tjerash ka theksuar: “Ruajtja nuk do të thotë ndalimi në kohë, por duhet përcjell ndryshimet dhe zhvillimet në arsenalin e armatimit të armiqve. Garda Revolucionare nuk duhet të kënaqet me zhvillimin e vet në fushën e shkencës dhe teknologjisë dhe se zhvillimi duhet të vazhdojë dhe assesi të ndalohet”. Ai sigurinë e ka quajt temën tejet të rëndësishme dhe themel të zhvillimit shpirtëror dhe material dhe shtoi: “Në mesin e përgjegjësive të Gardës Revolucionare është sigurimi i sigurisë së jashtme dhe të brendshme , dhe në rast se nuk do të ketë siguri të jashtme dhe në rast se jashtë kufijve nuk parandalohet armiku, siguria e brendshme do të zhduket”. Ajetullah Hamenei duke treguar në rolin shembullor të popullit iranian si ndërtues i ardhmërisë në ngjarjet botërore,  shtoi” në rast se zyrtarët iranian dhe populli iranian arrijnë të realizojnë rezistencën e ekonomisë në domethënien e drejtë, do të shpëtohen edhe vendet tjera dhe Irani do të jetë shembull për ta”. Lideri i revolucionit islamik inspirimin specifik të  Republikës Islamike të Iranit e quajti arsyen kryesore të tërbimit të armiqve kundër popullit iranian, dhe shtoi:” Lëvizja e kombit iranian, përkundër shtypjeve të mëdha, sanksioneve dhe kërcënimeve, u bë dita ditës më guximtar dhe më i qartë, dhe se fidani me bereqet i revolucionit islamik dita ditë po bëhet edhe më  i fuqishëm”.

Imam Hamenei në vazhdim ka cek se komponenta e rëndësishme” fuqia e butë” e Revolucionit Islamik të Iranit është mosbesimi absolut në fuqitë hegjemoniste në krye me SHBA-në dhe ceku se”ky mosbesim duhet dita ditës të rritet”. Komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura iraniane gjithashtu duke iu adresuar disa vendeve të rajonit të Lindjes së Afërt, ceku:”Në rast se nuk do të jenë të kujdesshëm dhe nuk kuptojnë mashtrimet e regjimit dominues amerikan, dhe i mashtron buzëqeshja false e tyre, është e mundshme të mbesin prapa 50 apo edhe 100 vjet”.

Ajetullah Hameini në fund ceku:” Qëllimi i insistimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bisedimet me Iranit rreth çështjes së rajonit të Azisë Perëndimore, posaçërisht Sirisë, Iraku, Libanit dhe Jemenit, nuk është kurrgjë tjetër vetëm se parandalimi i prezencës së Republikës Islamike të Iranit në rajon si faktor kryesor i mossuksesit të politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.