Muslimanët Sunni, Shia e falën bashkarisht namazin e Kurban Bajramit në Uashington
Një grup i muslimanëve sunnitë dhe muslimanëve shiitë u falën së bashku në kryeqytetin amerikan, në Uashington, me rastin e Kurban Bajramit, një nga festat më të mëdha fetare të muslimanëve.
Muslimanët në mbarë botën të hënën e festuan Kurban Bajramit (Festa e Sakrificës), e cila shënon kulmin e Haxhit vjetor dhe falen namazin e Bajramit me xhemat.
Namazi i Kurban Bajramit u falë edhe jashtë Xhamisë, Qendrës Islamike të Uashingtonit me një numër të muslimanëve shiitë dhe sunitë që ishin të pranishëm.
Duke iu drejtuar besimtarëve, Imam Muhammed el-Asi, një autoritet i lartë fetar i cili udhëhoqi namazin, theksoi krimet e regjimit saudit dhe përpjekjet e tij për të ndryshuar opinionin publik amerikan në favor të sundimtarëve të këtij shtetit arab.
Ai tha se takimi është mbajtur kohët e fundit në mes të një grupi të ish kongresmenëve dhe përfaqësuesve të mediave kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të kryesuar nga Dennis Ross dhe Zëvendës Princi i Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman, gjatë së cilës zyrtari saudit është njoftuar për mendimin negativ të komunitetit amerikan rreth regjimi Saudit të Rijadit.
Në vitet e fundit, disa shtete Perëndimore, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me grupet terroriste Tekfiriste si Daesh (e njohur edhe si ISIL apo ISIS), kanë rrënuar disa shtete të cilat besohet se janë krijuar edhe me mbështetjen nga Arabia Saudite.
Burimi: Tasnim News