Samir Amin: Si mund të mundet imperializmi kolektiv i ShBA-Perëndim-Japonisë?
Ekonomisti i njohur me famë botërore, Samir Amin ka analizuar shkaqet e kushteve rrënuese në të cilat gjendet ekonomia moderne dhe ka dhënë recetën për të shpëtuar nga imperializmi global: “Rusia, Kina shtetet e Azisë së Mesme, Irani dhe Siria duhet të bashkohen. Në të njëjtën kohë, kjo aleancë mund të jetë tunduese edhe për Afrikën dhe për një pjesë të mirë të Amerikës Latine. Në këtë mënyrë, imperializmi do të izolohet.”
Galeria · 5 foto
Ekonomisti i njohur me famë botërore, Samir Amin ka analizuar shkaqet e kushteve rrënuese në të cilat gjendet ekonomia moderne dhe ka dhënë recetën për të shpëtuar nga imperializmi global.
Reportazhi ekskluziv i dhënë për Katehon
Pikëpamjen time për gjendjen e ekonomisë moderne mund ta përmbledh në këtë formë: Ende po jetojmë krizën e stërzgjatur dhe sistematike të kapitalizmit e cila filloi në vitin 1975, në momentin kur mundshmëria për kthimin e dollarit në ar mori fund. Kjo krizë nuk ngjason aspak me krizën e famshme financiare që përjetuam në vitin 2008. Kjo është një krizë e kapitalizmit monopolist e cila ka filluar para dyzet viteve dhe vijon akoma edhe sot në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike. Kapitalistët, kësaj krize i janë përgjigjur me veprime të vazhdueshme dhe seriale. Veprimi i parë i ndërmarrë ishte përforcimi i centralizimit të kontrollit të ekonomisë monopoliste. Një oligarki e vetme kontrollon të gjitha shtetet kapitaliste – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë, Francën, Britaninë e Madhe, madje edhe Rusinë. Hapi i dytë që u ndërmorr ishte transformimi i të gjitha aktiviteteve të prodhueshmërisë në nënkontraktorë të kapitalit monopolist. Siç mund të shohim në këto masa të marra nuk bëhet fjalë për liri. Ndërsa konkurrenca nuk ekziston, konkurrenca është thjesht një retorikë. Ekziston një oligarki e vetme që kontrollon të gjithë sistemin ekonomik. Ndërsa tashmë gjendemi përballë një grupimi të bashkuar të fuqive imperialiste që përbëjnë një treshe të imperializmit kolektiv.
Kjo treshe është e formësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Perëndimi dhe Europa Qëndrore. Lideri i këtij grupimi shtetesh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kthyer në një fuqi të vetme imperialiste. Krizat normale paraqiten në formë “U”-je (ekonomia pasi pëson një tkurrje rritet përsëri), ndërsa kjo krizë duhet paraqitur në formën e “L”-së. Kjo krizë është e ndryshme, prej së cilës nuk duket të ketë dalje. Dalja e vetme nga kjo krizë është dalja nga vetë kapitalizmi. Nuk ekziston asnjë propabilitet tjetër. Kapitalizmi duhet të shihet si një sistem me njërën këmbë në varr. Ndërsa rrugët që po ndjek për të mbijetuar janë shkatërrimi dhe luftrat.
Kemi një alternativë për të shpëtuar, ajo është socializmi. Jam i vetëdijshëm që kjo nuk është ajo që shumë duan të dëgjojnë, megjithatë kjo është e vetmja zgjidhje. Kjo rrugë, që do të zgjasë do të fillojë me dobësimin e fuqisë së oligarkisë, me përforcimin e instancave dhe kontrollit shtetëror si dhe me zëvendësimin e kapitalizmit të privatizuar me një kapitalizëm shtetëror. Kjo nuk do të thotë se kapitalizmi shtetëror do të pushojë së ekzistuari, por ai do të jetë subjekt i kontrollit të shtetit. Në të njëjtën kohë, kontrolli shtetror duhet të përdoret për të mbështetur përparimin e politikave sociale. Këto politika duhet të përfshijnë punësimin e mirë të të gjithëve, shërbimet sociale, arsimin, transportin, infrastrukturën, sigurinë, sigurimin dhe fusha të tjera të ngjashme.
Roli i Kinës është shumë i madh, duke qënë se në ditët e sotme, Kina është potencialisht vendi i vetëm në botë që ka një projekt vendimtar. Domethënë, ajo po përpiqet që të krijojë një projekt të industrisë moderne dhe padiskutim që kapitali privat zë një vend të konsiderueshëm në këtë projekt, por megjithatë ky kapital gjendet nën kontrollin e vazhdueshëm të shtetit. Në të njëjtën kohë, ky projekt paraqet një këndvështrim edhe për kulturën aktuale. Ndërkohë, modeli tjetër i kulturës së ekonomisë së Kinës i ka rrënjët në prodhimtarinë familjare. Kina qëndron mbi dy shtylla: ndjek hapat tradicionalë gjithashtu bën pjesë në globalizim. Ata i pranojnë investimet e huaja, megjithatë ruajnë pavarësinë e tyre financiare. Sistemi bankar i Kinës është i gjithi nën kontrollin e shtetit. Njësia monetare, Yuan mund të këmbehet, megjithatë e gjithë kjo bëhet nën kontrollin e bankës qëndrore të Kinës. Ky është modeli më i mirë që kemi në dorë sot për sot për t’i dalë përballë imperializmit global.
Ndoshta edhe Rusia po përparon drejt këtij modeli, megjithatë jo aq sa Kina, sepse Rusia ka paguar një çmim shumë të madh për shkak të shkatërrimit masiv që shkaktoi terapia e shokut e Gorbaçovit dhe Jeltsinit. Liderat e saj të mëparshëm e kishin bërë Rusinë pjesë e një oligarkie të veçantë, duke iu bashkëngjitur ShBA-së, Gjermanisë dhe vendeve të tjera që kanë lidhje të ngushta me kapitalizmin financiar ndërkombëtar. Kjo që ia dobësoi fuqinë kontrollatore Rusisë. Megjithatë, tashmë Rusia ka filluar përsëri që të rrisë gradualisht kontrollin shtetror mbi ekonominë.
Botës i kanoset një rrezik serioz. Imperializmi kolektiv i ShBA-së, Evropës Perëndimore dhe Japonisë gjendet nën lidershipin e ShBA-së. Në mënyrë që të mbajnë kontrollin e të gjithë globit në duart e tyre, këto shtete nuk e pranojnë pavarësinë e shteteve të tjera. Nuk tregojnë respekt për pavarësinë e Kinës dhe Rusisë. Pikërisht për këtë arsye jemi bërë dëshmitarë të luftrave të vazhdueshme në të gjithë botën. Selefitë janë aleatë të imperializmit, sepse ata mbështeten nga ShBA-ja për të krijuar destabilitet. Kjo është një luftë e pafundshme. Rusia, Kina shtetet e Azisë së Mesme, Irani dhe Siria duhet të bashkohen. Në të njëjtën kohë, kjo aleancë mund të jetë tunduese edhe për Afrikën dhe për një pjesë të mirë të Amerikës Latine. Në këtë mënyrë, imperializmi do të izolohet.
Burimi: Medya Şafak