Siria

10 Gënjeshtra dhe Të Vërteta të Perëndimit në lidhje me Sirinë

Neil Clark ka përbledhur për RT News gjënjeshtrat e thënë rreth Sirisë të shprehura. Duket se si ato që Clark ka shkruar për t’iu përgjigjur pretendimeve të ngritura bien ndesh me ato që kanë ndodhur në Siri. Vazhdimisht janë thënë dhe përsëritur gënjeshtra rreth luftës në Siri që vazhdon ende që prej vitit 2011dhe është hedhur baltë mbi ato që kanë ndodhur në të vërtetë. Gazetari Neil Clarke në shkrimin e tij për RT News i ka dhënë përgjigje këtyre 10 të pavërtetave që vazhdojnë të përsëriten.

Neil Clark ka përbledhur për RT News gjënjeshtrat e thënë rreth Sirisë të shprehura. Duket se si ato që Clark ka shkruar për t’iu përgjigjur pretendimeve të ngritura bien ndesh me ato që kanë ndodhur në Siri. Vazhdimisht janë thënë dhe përsëritur gënjeshtra rreth luftës në Siri që vazhdon ende që prej vitit 2011dhe është hedhur baltë mbi ato që kanë ndodhur në të vërtetë. Gazetari Neil Clarke në shkrimin e tij për RT News i ka dhënë përgjigje këtyre 10 të pavërtetave që vazhdojnë të përsëriten.

Këtu po ju paraqesim 10 nga gënjeshtrat më skandaloze që janë parashturar nga Perëndimi në lidhje me luftën në Siri, me qëllim që t’u paraqisin njerëzve që jetojnë në vendet perëndimore një pamje krejtësisht të rreme të konfliktit që është ndezur në vendin e Lindjes së Mesme që prej vitit 2011.

Ashtu siç ka ndodhur edhe në rastet e luftërave të mëparshme të kryesuara nga SHBA-ja kundër Jugosllavisë, Irakut dhe Libisë, edhe gënjeshtrat e treguara në lidhje me konfliktin e vazhdueshëm në Siri kanë qënë mjaft të habitshme.

1. Perëndimi dështoi në ndërhyrjen e tij në Siri – ky ka qënë problemi i vetëm

Ky pretendim i përsëritur shumë shpesh (vetëm javën e kaluar Ëashington Post  ankohej se "gjendja katastrofike në Siri ishte pasojë e mosndërhyrjes) është një përmbysja e plotë të së vërtetës.

Arash Karami: Sikur vallë qindra miliona dollarët e harxhuara nga CIA dhe Pentagoni në Siri dhe armët e dërguara nga ShBA nuk quhen ndërhyrje

Edhe pa e bombarduar drejtpërdrejt qeverinë siriane në vitin 2013 (siç dëshironin fuqitë e mëdha), Perëndimi ka ndërhyrë masivisht në Siri nëpërmjet financimit, mbështetjes dhe trajnimit ' të rebelëve' të dhunshëm anti-qeveritarë, armët e shumicës së të cilëve ‘rastësisht’ ka ndodhur që të përfundojnë në duart e ISIS-it. Perëndimi nuk është mjaftuar vetëm duke e nxitur këtë konflikt, ata gjithashtu  edhe kanë kontribuar për ta ushqyer këtë konflikt për më shumë se pesë vjet.

Brendan O'Neill kishte kundërpërgjigjen më të përkryer për neokonët/të majtët e rremë për pretendimin e rremë “Sikur të kishim ndërhyrë në Siri”:

"Me anë të ndërhyrjes Perëndimi është përgjegjësi kryesor i vërtetë i makthit në veri të Irakut dhe Sirisë. Tashmë dëshironi të bëni diçka? Në fakt diçka keni bërë, ju e bëtë këtë, keni krijuar këtë tmerr."

2. Pëgjegjësi i luftës është tradhëtari Esad (dhe Rusia për mbështetjen që i ka dhënë)

Mediat dominuese perëndimore janë shprehur se konflikti ka filluar nga Essadi, pasi ky ‘diktator i djallëzuar’ shtypi protestat paqësore kundër regjimit të tij në mars të vitit 2011. E vërteta është se protestat paqësore pro-demokracisë ishin marrë në dorë në një fazë shumë të hershme nga ato që ishin të vendosur të provokonin një reagim të dhunshëm nga autoritetet siriane. 

Ijad El-Bagdadi: Iu vu zjarri ndërtesave ku gjendeshin qendrat e Partisë Baas në Dera

Në muajin e parë të përplasjeve u vranë të paktën tetëdhjetë e tetë ushtarë.

Essadi u përball me një kryengritje të dhunshme kundër shtetit sirian - nga terroristët - shumë prej të cilëve ishin të ardhurë nga jashtë vendit. A pritej vallë që Essadi thjesht t’i lejonte të merrnin pushtetin këta rebelë, siç dëshironte Perëndimi, kur ndërkohë ende nuk dihej dhe nuk kishte prova se ata kishin mbështetjen e gjerë të popullsisë të marrë? Pyetja që ne duhet të ngremë është se çfarë do të kishte bërë qeveria amerikane nëse do të ballafaqohej me një kryengritje të dhunshme nga ‘rebelë’ të mbështetur nga të huaj, të cilët do të ishin duke vrarë zyrtarë të shtetit të SHBA-së dhe duke hedhur në erë ndërtesat qeveritare. Reagimi i saj do të kishte qënë, për këtë jam i sigurt, edhe më i pamëshirshëm se reagimi i qeverisë siriane.

3. Presidenti Essad ka mbështetje të ulët në Siri

Sa herë që një vend vihet në shënjestër për ndryshimin e regjimit nga ana e perandorisë së SHBA-së deligjitimohet lideri i saj. Neve na thuhet se lideri në fuqi nuk e gëzon mbështetjen popullore dhe e mban pushtetin nën kontroll sepse ai është një "diktator brutal." Por ka shumë argumente dhe prova që vërtetojnë së Essad, pavarësisht se çfarë elitat perëndimore mund të mendojnë rreth tij, gëzon një mbështetje të konsiderueshme në vendin e tij. Në fillim të vitit 2012, një sondazh tregoi se 55 përqind e sirianëve dëshironin që Presidenti i tyre të qëndronte në detyrë. Kur korrespondenti i jashtëm i Guardian, tashmë veteran, Jonathan Steele - një njeri që e njeh shumë mirë Sirinë - ka shkruar një artikull rreth kësaj teme me titull "Shumica e Sirisë e mbështet presidentin Esad, por ju kurrë nuk do ta mësoni këtë nga mediat perëndimore" u sulmua nga Zbatuesit e Vërtetë Imperialë.

Në vitin 2014, Esadi fitoi me një rezultat dërrmues në zgjedhjet e para presidenciale shumëpartiake të vendit në pesëdhjetë vjet.

Edhe njëherë tjetër, perëndim nuk i dha shumë hapësirë këtij lajmi. Po kështu injoroi edhe një sondazh në korrik të vitit 2015, sipas të cilit se 47% e sirianëve janë të mendimit se Esadi kishte një ndikim pozitiv në çështjet në Siri - krahasuar me 35% që mendojnë të njëjtën gjë për ushtrinë siriane me mbështetje dhe 26% që mbështesin koalicionin e opozitës siriane.

Për më tepër, një tjetër provë se Esadi gëzon mbështetje të gjerë është fakti që ai është ende në pushtet pas pesë vjet e gjysmë luftë. A duhet vërtetë të jemi të habitur që miliona sirianë preferojnë sundimin e tij laike, në të cilin të drejtat e grave dhe të gjitha pakicat fetare respektohen, krahasuar me atë të mesjetës të prerjes së kokave nga ISIS dhe xhihadistët radikalë?

Sigurisht, për demokratët e rremë të Perëndimit, pikëpamjet e sirianëve të cilët e mbështesin presidentin e tyre nuk merren parasysh. Ata konsiderohen si "jo-popull" sepse ata kanë mendime "të gabuara". Pikëpamjet e vetme që marrin parasysh në Siri janë ato që janë kryekëput me regjimet perëndimore.

4. Esadi nuk ka bërë kurrë kompromis dhe nuk ka qasje as për paqe, as për bisedime

Në të vërtetë, Esadi dhe qeveria siriane kanë treguar në mënyrë të përsëritur një dëshirë për të bërë lëshime në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit. Në vitin 2012, një kushtetutë e re, e cila i dha fund monopolit të pushtetit politik që kishte zgjatur me dekada nga partia Ba'a, iu paraqit popullit sirian, i cili e miratoi me një votim prej 89,42%. Neni 8 i kushtetutës së re shprehet se:

"Sistemi politik i shtetit duhet të bazohet në parimin e pluralizmit politik, dhe të të ushtruarit të pushtetit në mënyrë demokratike përmes kutisë së votimit."

Ashtu siç pritet, përsëri mediat perëndimore raportuan në një hapësirë shumë të ngushtë këtë reforme të rëndësishme. Nuk janë raportuar gjithashtu edhe  amnisti të ndryshme që Esadi i ka mundësuar "rebelëve" (e fundit në korrik të këtij viti) apo të Programit Kombëtar të Pajtimit të qeverisë. Këto raportime nuk do të përshtateshin me 'tregim zyrtar" të Presidentit që nuk bën kompromis, që i intereson vetëm "të vrasë popullin e tij".

5. Lufta në Siri ka plotësisht burim sektar (medhhebist)

Versioni "Sunni saj kundrejt Shia/Alevi" injoron faktin se sunitë jo vetëm që shërbejë në numër të madh në ushtri, por edhe mbajnë pozicione kyçe në Ushtrinë Arabe të Sirisë. Sunnitë mbajnë poste të rëndësishme gjithashtu edhe në qeverinë siriane.

Rreth 74% e sirianëve janë sunni, kështu që logjikisht nëse jo të gjithë - shumica e tyre – do të ishin kundër Presidentit Assad, ai do të vazhdonte të ishte ende në pushtet edhe pas pesë vjet e gjysmë lufte? E vërteta është se qeveria laike siriane mbështetet nga sunnitë dhe shiitë dhe është SHBA-ja, ajo e cila është përpjekur duke bërë të pamundurën për të shfrytëzuar ndarjet dhe tensionet fetare, siç ka bërë me dije edhe Wikileaks.

Në vitin 2006, William Roebuck, me detyrë në Ambasadën e SHBA-së në Damask, bënte listën për 'veprime të mundshme" për të destabilizuar qeverinë siriane: “Luaj me frikën sunnive nga ndikimi iranian."

Përça dhe sundo ka qenë një strategji e vendosur nga fuqitë imperialiste që në kohët e hershme, dhe Perandoria amerikane nuk është e ndryshme.

Hajdar Sumeri: “Rebelët jo radikalë” (arabët) e mbështetur nga CIA po luftojnë në Veri të Sirisë me “rebelët jo radikalë” (kurtët) e mbështetur nga Pentagoni.

John Wight: Ekspertët e universitetit MIT kanë nxjerr në pah të vërtetën se shërbimet sekrete kanë gabuar në pretendimin se qeveria siriane ka përdorur lëndë kimike në vitin 2013 në Guta.

Në qoftë se do të kisha marrë dhjetë lekë për çdo herë që kam lexuar "Esadi ka helmuar me gaz popullin e tij në Guta" apo fjalë që çojnë në këtë përfundim do të isha një njeri shumë i pasur. Megjithatë ajo që është pranuar si fakt i pakundërshtueshme nga propagandistët e luftës perëndimore nuk është i vërtetë. Sot, tre vite më pas, ne ende nuk e dimë me siguri se kushe kreu sulmin me armë kimike. Po, ajo mund të ketë qenë autoritetet siriane, por gjithashtu mund të ketë qenë një operacion me flamur të rremë i kryer nga "rebelët" anti-qeveritare.

Logjika na tregon se Esad duhet të ketë qënë i çmendur për të dhënë urdhrin e një sulm të tillë duke e ditur se inspektorët e OKB-së ishin në Damask në atë kohë, dhe se perëndimorët po prisnin për një pretekst për ta sulmuar. Herën tjetër që ju shihni një thënje si një fakt i vendosur se "Esadi ka helmuar me gaz popullin e tij" në Guta kërkoni një provë. Me shumë mundësi nuk do të mund  do të merrni një përgjigje.

7. Rusia dhe Qeveria Siriane kanë ndihmuar ISIS-in

Ky është një shembull i mirë i një "teorie konspiracioni" të pranueshme. Pasi Rusia kishte filluar bombardimet e ISIS-it dhe grupeve të tjera terroriste në Siri, në shtator të vitit 2015, na u tha se Rusia ishte duke i dhënë ISIS një forcë ajërore.

Megjithatë, kur një avion rus pasagjerësh u rrëzua disa javë më vonë, ndryshoi linja - sulmi ishte një "paralajmërim" për Rusinë nga ISIS.

Por pse, në qoftë se Rusia ishte duke mbështetur ISIS-in me forca ajërore, ky grupim do do të dëshironte të rrëzonte një aeroplan rus?

Glenn Greenwald: Është shumë e çuditshme që ISIS ka një mllef të madh dhe frikë kundrejt Rusisë, përsa kohë @thedailybeast pretendon se Rusia i jep ISIS’it mbështetje ajërore.

Në fakt, Rusia dhe ushtria siriane i ka shkaktuar më shumë dëme ISIS-it në Siri gjatë vitit të kaluar sesa i kanë shkaktuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj. Në mars, ushtria siriane, e mbështetur nga sulmet ajrore ruse çliroi qytetin antik të Palmiras nga ISIS.

Siç edhe shkruan Danielle Ryan në atë kohë, ajo ishte "humbja e vetme e madhe për ISIS që pasi kishte shpallur kalifatin e tij, por Perëndimit dukej se nuk i interesonte. Pse? Sepse atëherë duhet të pranonin meritat e Rusisë".

8. Perëndimi, në Siri është përkrah “të mirëve”

E vërteta është se Perëndimi nuk ka luftuar kurrë kundër “terrorizmit” në Siri, por e ka ndihmuar atë. Duke u pikënisur nga një standard objektiv, “rebelët e moderuar” të mbështetur nga SHBA, Britania e Madhe dhe aleatët e tyre kanë qenë fajtorë për krime të tmerrshme të cilat patjetër do të klasifikoheshin si “terrorizëm” në qoftë se do të ishin kryer në një vend perëndimor, ose në një vend që është aleat i Perëndimit. Përsa i përket tronditjes nga rritja e ISIS-it, ne e dimë nga dokumentet e deklasifikuara të inteligjencës sekrete amerikane nga 2012 se perspektiva e një principate “Selefistë” të themelur në lindje të Sirisë ishte “pikërisht ajo që fuqitë mbështetëse të opozitës donin”, duke qënë se do të “izolonin regjimin sirian”.

Sami Ramadani: ShBA-ja ndihmon Turqinë në pushtimin e Sirisë. Për më tepër,ShBA mbështet Kurtët kundër Turqisë, ISIS-in kundër El Nusras, ISIS-in kundër Sirisë dhe Irakut dhe Izraelin kundër të gjithëve.

9. Në Siri ka 70 000 rebelë paqësorë

Ky pretendim i çuditshëm dhe i pambështetur është hedhur nga kryeministri britanik David Cameron, kur ai ishte duke u përpjekur të marrë miratimin e parlamentit britanik për sulmet ajrore në Siri nëntorin e kaluar. Fjalëpërfjalshëm Cameroni tha: “Ne besojmë se janë rreth 70,000 luftëtarë sirianë të opozitës - kryesisht të Ushtrisë së Lirë Siriane - të cilët nuk i përkasin grupeve ekstremiste ... dhe me të cilët ne mund të koordinojmë sulme kundër ISIS-it”. Por në janar, ish-kryeministri britanik (duke fituar votën e kërkuar) filloi tashmë të tërhiqej nga fjala e tij duke pranuar se disa nga “70.000” ishin “islamistë relativisht ekstremistë”.

Kur Cameron u pyet nga RT Eisa Aliut: “Pse ju apo emrin Sekretari i Mbrojtjes nuk i emërzoni grupet gjoja të moderuara duke emërzuar kështu luftëtarët që luftojnë për ata në terren?” Përgjigja e tij ishte: “Ne do t’i japim, në mënyrë efektive, Presidentit Esad një listë të grupeve dhe njerëzve dhe potencialisht zonave që ai duhet të synojë të marrë në objektiv.”

Pretendimi i “70,000 rebelëve të moderuar” ka të ngjarë të hyjë në histori si versioni i Cameronit, duke ndjekur kërkesën e Toni Bler, të vitit 2002 se Iraku kishte WMD-ve, të cilat (në 2003), mund të “të aktivizoheshin brenda 45 minutash.”

10. Ndërsa qëllimet e Perëndimit në Siri janë humanitare, Rusia mendon vetëm interesin e saj

@Partisangirl:Shikoni këtë arrogancë të pështirë; ShBA-ja paralajmëron Sirinë që të mos fluturojë mbi zonën ajërore siriane.

Përsërisni pas meje (me urdhër të neokonë-ve): "Perëndimi dëshiron vetëm të ndihmojë populli sirian të jetë i lirë, ndërsa rusët “mbështesin Esadin djallëzor” për arsyet e tyre egoiste. Në fakt, “ndryshimi i regjimit” në Siri ka qënë në agjendën e Perëndimit gjatë para se të fillonin protestat anti-qeveritare në vitin 2011, dhe daton të paktën në vitin 2006, kur mbështetja e Sirisë për Hizbullahun ishte ndikuese në dështimin e Izraelit për të mposhtur grupin libanez në  luftën 33 ditore në atë vit.

Vetëm imagjinoni se çfarë do të ishte përgjigja e SHBA-së nëse Rusia do të ndërhynte për të sjellë një ndryshim të dhunshëm të regjimit në një vend që është aleat prej një kohe të gjatë me SHBA-në. Mund të jemi të sigurtë se veprimet ruse nuk do të portretizohet si “altruiste” dhe “humanitare”!

Burimi: SOL