SHBA-dërgoi trupa shtesë në Irak
Më shumë se 400 ushtarë amerikan janë dërguar në Irak gjatë disa ditëve të kaluara, ka deklaruar zyrtari i ministrisë së mbrojtjes amerikane. Koloneli Xhon Dorian, zëdhënësi i koalicionit amerikan në Irak dhe Siri, ka deklaruar se numri i ushtarëve amerikan në këtë vend është rritur nga 4.000 në 4.460 ushtar.
Këto dislokime të trupave shtesë pretendohet se janë lejuar në fillim të këtij viti, edhe pse nuk ka pas kurrfarë paralajmërimi në media. Koloneli Dorian nuk e ka precizuar se çfarë roli do të kenë këto trupa shtesë, por supozohet se do të marrin pjesë në betejën e paralajmëruar për qytetin irakian Mosulin.
Gjeneral nënkoloneli Stiven Taunsend, komandanti i ri i koalicionit, të cilin e udhëheqin SHBA-të, ka thënë se sulmi do të mund të nis gjatë muajit në vijim. Kjo taktikë e re e dislokimit të trupave amerikane në numër të vogël shumë herë ka dal e suksesshme , pasi që trupat amerikane në numër më të vogël dërgohen në vende të ndryshme, pa ndonjë sensacion të madh medial.
Ajo që gjithashtu do të duhet të gëzojë establishmentin amerikan është fakti se opinioni i gjithëmbarshëm perëndimor nuk ka vërejtje kur është në pyetje angazhimi i trupave shtesë amerikane në Irak, Siri dhe Libi, ndërsa protestat kundër luftës pothuajse janë inekzistent.// globalcir