Suudi Arabie

Ministri i Haxhit dhe Umres mirëpret haxhinjt iranianë

              Ministri i Haxhit dhe Umres, Muhammed Salih Bentin
Ministri i Haxhit dhe Umres, Muhammed Salih Bentin

Ministri i Haxhit dhe Umres, Muhammed Salih Bentin përshëndeti haxhinjt nga e gjithë bota, duke përfshirë edhe haxhinjt iranianët që kanë ardhur nga një numër  i shteteve afrikane dhe shteteve evropiane.

Duke folur gjatë një seminari në Mekë, ministri tha se haxhinjt iranianë të cilët kanë aplikuar për viza të haxhit të këtij viti janë dhënë lejet e nevojshme, dhe tani janë në Mekë.  

Ai i uroi të gjithëve çdo të mirë dhe shpreson se ata do të kthehen në vendet e tyre të sigurt dhe të shëndosh e mirë, pas kryerjes së ritualeve të Haxhit.

Më shumë se 200 studiues dhe akademikë nga Bota Islame morën pjesë në seminarin e organizuar nga Ministria e Haxhit  dhe Umres.

Seminari i organizuar nga Ministria e Haxhit dhe Umres synon të thellojë vëllazërinë dhe bashkëpunimin midis akademikëve dhe studiuesve gjatë sezonit të Haxhit,  për më tepër të rrënjosë diskursin e moderuar dhe unitetin.// ARAB NEWS