Kulturë

Qendra Kulturore Iraniane, Al –Afrikiy TV mbanë Garat Kur’anore

Qendra Kulturore e Iranit në Nigeri do të bashkëpunoi  me al-Afrikiy TV Islame në organizimin e një Gare Kur’anore  në këtë shtet të Afrikës Perëndimore.

Vendimi për të mbajtur Garat Kur’anore është bërë në një takim mes kreut të Qendrës Kulturore Iraniane, Said Omidi, dhe drejtorit të  përgjithshëm të al-Afrikiy TV, Is'hak Bayu Aduale në fillim të javës.

Is’hak Bayu Aduale në këtë takim tha se rrjeti TV filloi në vitin 2013 për të promovuar mësimet fetare dhe për të rritur unitetin në shoqërinë islame.

Ai tha se programet e TV-së transmetohen në Nigeri dhe 19-të vende të tjera afrikane.

Said Omidi, nga ana e tij, përgëzoi përpjekjet e medias për të promovuar Islamin dhe shprehu gatishmërinë e qendrës së Iranit për t'u bërë partner me stacionin televiziv në organizimin e një Gare Kur’anore  për mësimin këndimin e Kur’anit dhe mësimin përmendësh të Kur'anit në Nigeri.