British Airways prap fluturon për Iran
Pas katër vitesh pushimi, kompania British Airways prap e ka hapur linjën fluturuese Londër-Teheran. Ky veprim paraqet shenjë të përmirësimit të marrëdhënieve në mes dy shteteve.”Jemi të lumtur që prap fluturojmë për Teheran. Irani është ekonomia e dytë për fuqinë që ka në rajonin e Lindjes së Afërt dhe Afrikës Veriore. Pasi që janë shfuqizuar sanksionet, është hapur potenciali i madh. Shumë njerëz dëshirojnë të vizitojnë familjet dhe miqtë e tyre” ka deklaruar Sean Doyle nga British Airways.
Vendimi për ripërtëritjen e linjës ajrore është sjell një vit pasi që fuqitë e mëdha botërore dhe Irani kanë arritur marrëveshjen për programin nuklear të Iranit. Britania e Madhe ishte drejtpërdrejtë e kyçur në bisedimet të cilët Iranin e kthyen prap në skenën ndërkombëtare. Marrëdhëniet në mes dy vendeve ishin të ngrira pasi që në vitin 2011 demonstruesit nga rruga kanë hyrë në ambasadën britanike në Teheran në vitin 2011. Një vit më vonë British Airways ka ndërprerë të gjitha fluturimet ajrore drejt Iranit. Gjoja për arsye komerciale. Pas ngritjes së sanksioneve të Perëndimit ndaj Iranit, British Airways ka vendosur të ripërtërijë linjën ajrore. “Kjo është shenja se marrëdhëniet me Iranin janë duke u normalizuar. Ndoshta kjo është fillimi i përfundimit të izolimit iranian” ceku ish diplomati iranian.”Për shkak të izolimit të Iranit, marrëdhëniet biznesore në mes dy shteteve kanë rënë në minimum. Të gjitha këto ndryshuan pasi që vitin e kaluar Britania e Madhe vendosi të zgjerojë marrëdhëniet tregtare me Teheranin. Por, akoma disa janë të shqetësuar për shkak të drejtave njerëzore në Iran”, lajmëroi gazetarja Emma Havward. Gjersa British Airways po zgjeron biznesin, para ambasadës iraniane në Londër është duke protestuar një familje e një britaniku të natyralizuar i cili u burgos në Iran në bazë të akuzave për spiunim. Aty është edhe bashkëshorti i një punëtore humanitare britanike e cila është burgos në prill të këtij viti.
“Ky është rrezik për British Airways dhe për cili do që udhëton me këtë linjë. Natyrisht, kjo nuk do të thotë se do të burgosen të gjithë udhëtarët të cilët fluturojnë me këtë linjë, por ajo që ka ndodhur me Nazanin mund të ndodh çdo kujt. Disave iu janë marrë pasaportat gjatë vizitës së familjarëve të tyre”, ka thënë Richard Ratcliffe, bashkëshorti i Nazanin Zaghari-Ratcliffe”.
Ministria e punëve të jashtme britanike thotë se vazhdon të shpreh shqetësimin për shkak të burgosjes së qytetarëve britanik në Iran. British Airways do të vendos gjashtë fluturime gjatë javës drejt Iranit, që është shenjë e përmirësimit të marrëdhënieve ekonomike në mes dy shteteve.
Burimi: Al Jazeera