Imami i Namazit të Xhumasë në Naxhaf i bën thirrje Arabisë Saudite për t’u shmangur nga shqetësimet sektare kundër haxhinjve gjatë Haxhit
Sejjid al-Kubanchi iu referua Haxhit që po afrohet, duke i bërë thirrje Arabisë Saudite që të bëjnë përpjekje për t’u kujdesur për sigurinë e haxhinjve dhe duke theksuar se qeveria saudite duhet të jetë vigjilente për shkak të incidenteve tragjike që ndodhën vitin e kaluar, ku humbën jetën shumë haxhinj në ikje gjatë një rrëmuje në Mina.
Populli irakian do të rindërtoië vendit pas çlirimit të Mosulit nga grupi terrorist tekfirist ISIL Nëpërmjet politikës popullore, kombëtare, vullnetit të fortë të popujve dhe duke ju bindur Udhëheqësit, nuk do të ketë ndonjë rrezik dhe pasiguri në të ardhmen e Irakut, ka deklaruar Sejjid Sadruddin el-Kubanchi gjatë hytbes, predikimit të tij në qytetin irakian Naxhaf, në Xhaminë al-Fatimijah al-Kubra (Husejnijah.)
Dijetari i Irakut dënoi agresionin e ISIS-it kundër qytetit të dytë më të madh të Irakut, Mosul, duke thënë se Mosuli i takon popullit të këtij rajoni dhe askush nuk ka të drejtë për të sulmuar këtë qytet.
Ai tha se në vend që të preokupohen me problemet politike të vendit, forcat e armatosura vetëmohuese të Irakut janë duke kontribuar në çlirimin e Mosulit dhe zhdukjen e bandave tekfiriste nga territori i vendit.
Sejjid al-Kubanchi theksoi se çdo diskutim për epokën post-ISIS është e parakohshme dhe ka për qëllim për të penguar çlirimin e Mosulit dhe theksoi se irakianët duhet të jetë në gjendje të formësojnë të ardhmen e tyre, pasi terroristët janë eliminuar.
Shkëlqesia e tij ka theksuar se autoritetet e Irakut duhet t’i kushtojnë vëmendje anëtarëve të plagosur të forcave të armatosura të vendit dhe të sigurojnë pajisjet e nevojshme për të trajtuar ato dhe në të njëjtën kohë, vlerësoi mbështetjen e dhënë nga populli irakian për luftëtarët, , e cila është e pashembullt në botë dhe përpjekjet e stafit mjekësor të vendit në trajtimin dhe mbrojten, shërimin e të plagosurëve.
Ai iu referua Haxhit që po afrohet, duke i bërë thirrje Arabisë Saudite që të bëjnë përpjekje për t’u kujdesur, mbrojtur, ruajtur sigurinë e haxhinjve dhe duke theksuar se qeveria saudite duhet të jetë vigjilente për shkak të incidenteve tragjike që ndodhën vitin e kaluar ku humbën jetën shumë haxhinj në ikje gjatë një rrëmujë në Mina.
Sejjid al-Kubanchi gjithashtu i bëri thirrje Arabisë Saudite për të shmangur shqetësimet, ngacmimet sektare kundër haxhinjëve.