Kurset verore Kur'anore përfundojnë në Qerbela
Një seri e kurseve Kur'anore të organizuara nga Astan (Kujdestaria) e Xhamisë së Shenjtë të Hazreti Abbasit (a.s.) në Qerbela arriti në përfundim me një ceremoni në fillim të kësaj jave.
Sipas faqes al-Kafeel website, ceremonia e mbylljes u mbajt në Xhaminë e Shenjtë të Hazretit Abbasit (a.s.) të mërkurën në mbrëmje.
Ceremonia e mbylljes u ndoq nga një numër i figurave të shquara fetare dhe zyrtarë të Xhamisë së Shenjtë të Hazreti Abbasit (a.s.)
Kurset janë organizuar nga Qendra Dar-ul-Kur'an e Kujstestarisë së Xhamisë të Hazreti Abbasit, për të gjashtin vit radhazi.
12.000 nxënës,studentë nga Qerbelaja dhe krahina të tjera të Irakut morën pjesë në kurse, të cilat kishin për qëllim promovimin e kulturës së Kur'anit të Shenjtë dhe mësimet e Ehl-ul-Bejtit (a.s.).
Ata mësuan mbi hifzin, apo mësimin përmendësh të Kur'anit, parimet e Islamit, Fikhu (jurisprudenceë Islame) dhe etikën.
Aktivitetet Kur'anore, duke përfshirë edhe garat Kur’anore, seanca të këndimit të Kur’anit dhe kurse Kur'anore të cilat janë rritur, shtuar, zhvilluar në mënyrë të konsiderueshme në Irak gjatë disa viteve të fundit.
Burimi: IQNA News