Më shumë se 1400 Qendra Kur’anore janë themeluar në shkollat iraniane
Një zyrtara tha, më shumë se 1400 shkolla në të gjithë Iranin tani kanë qendrat Dar-ul-Kur’an për promovimin e aktiviteteve Kur'anore.
Hamid Riza Kaffash, Zëvendës Ministër i Kulturës në Ministrin e Arsimit, ka thënë se në vitet e fundit, 600 qendra Dar-ul-Kur'anit janë themeluar nëpër shkolla në pjesë të ndryshme të Iranit dhe tani ato kanë rritur numrin në mbi 1400.
Ai i bëri këto komente në ceremoninë e hapjes së Garave të Para të Kur'anit, dhe lutjeve në Ministrisë e Arsimit në Mashhad, Iran.
Hamid Riza Kaffash iu referuar udhëzimeve të liderit të Revolucionit Islamik Ajetullah Sejjid Ali Hamenei mbi nevojën për ringjalljen e aktiviteteve Kur'anore dhe tha se qëndrime shumë të mira janë marrë në këtë drejtim.
Ai tha gjithashtu se Garat Ndërkombëtare të Kur'ani për nxënësit e shkollës, të cilat nuk janë mbajtur në vitet e fundit do të organizohen sërish në fillim të vitit të ardhshëm me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 70-të vendeve, njoftoi Agjencia e Lajmeve ISNA.
Sipas zyrtarit, Garat Ndërkombëtare Kur’anore do të mbahen në kryeqytetin e Iranit, në Teheran, në muajin shkurt, 2017.
Garat e Para Kur’anore dhe të Lutjeve të Ministrisë së Arsimit u mbajtën në qytetin Mashhad të Iranit në fillim të kësaj jave me pjesëmarrjen e 250 personave nga 31 provincat e vendit.
Burimi: IQNA News